Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma janë përplasur në seancën e kësaj të enjteje.
Ishte Duma ajo që i përmendi “Skënderbeun”, Spiropalit ndaj kjo e fundit nuk ka e ka lënë me aq. Spiropali e quajti Dumën delirante dhe si “person që ka më shumë formë se përmbajtje”.
Gjatë fjalës së Spiropalit, deputetët e opozitës përplasnin duart mbi tavolina duke kundërshtuar fjalorin e saj.
PJESË NGA DEBATI:
Grida Duma: Ne kemi një inkoherencë të madhe, e kemi për Shqipërinë. Përpiqemi që të jemi në atë modestinë tonë për të qenë konherencë për të qenë me Skënderbeun. Jeni inkoherente…
Felaj: Do e ndërpes fjalën, ju mund t’i bini bankave dhe çdo gjë tjetër. Por ajo që është e shkruar do zbatohet.
Spiropali: Po ç’keni pse nuk doni përgjigje?
Felaj: Çdo njeri ka rregullore dhe Kushtetutë para, lexoje dhe nëse nuk e gjen, largohem unë nga kjo sallë.
Spiropali: Nuk e dëgjova me vëmendje deputeten, ka një spirrë verbale. Arrogante, e vrazhdë. Është triumfi absolot i formës mbi përmbajtjen. Gjeti kohë që baltën ta hidhte dhe mbi mua, nuk e marr dot inat. Sepse lavjerrësi i saj politik flet më shumë se gjithçka tjetër. Luli i mirë, Luli i keq. Berisha, i mirë, Berisha i keq.
Duhet të iki, duhet të kthehet. Dhe vetëm kësaj inkoherence iu përgjigja. Vetëm mund të qesh. Nuk ka make-up që i mbulon këto mangësi. Duke perifrazuar edhe shprehjen. Patjetër që lind, nuk bëhesh. Kështu vlen edhe për politikanët. Shëndet zonjë, zoti qoftë me ty, por duket se ti nuk je me të.
Grida Duma: Koeficient i ulët inteligjence, kur përmbajtësisht të shqetëson forma. është çështje trashësie, e ke ti këtë. Tani pse ia hoqët zonjës Bano fjalën, pa e ditur se çfarë ishte?
Video më poshtë: