• |
ide | kryesore

Tragjedia e Potamit/ Balla: Një idiot u ‘shporr’ nga policia dhe u rikthye me pazar

-Instant, Lajme, Të fundit
Taulant Balla, Kuvend, tragjedia e Potamit



Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla, ka folur për tragjedinë e Potamit. Në një përgjigje ndaj Grida Dumës në Kuvend, Balla tha se efektivi i policisë ishte përjashtuar nga radhët e policisë. Duke e lidhur sqarimin e tij me reformën në drejtësi, socialisti tha se polici ishte rikthyer në punë nga një prokuror përmes pazarit.

Deklarata e Ballës:

“Marr shkas t’i kthej përgjigje edhe një kolege tjetër që përmendi ngjarjen e Himarës. Asnjë në këtë sallë të paktën nga të majtët, nuk e ka harruar ngjarjen tragjike të Himarës. Një vogëlushe humbi jetën. Për çdo qytetar ndjenja e madhe e revoltës ishte fakti kush e kreu aksidentin. E kreu një punonjës policie. Në fakt të vetmit që kishin reagimin më njerëzor ishin familjarët e vogëlushes. Për atë lloj tragjedie as atë ditë dhe as edhe sot unë personalisht e besoj, nuk gjej dot një ngushëllim.

Një element duhet sjellë në vëmendje ka të bëjë me një fakt që ky personi që kreu atë aksident nuk duhet të ishte në atë pozicion. Strukturat e kishin flakur nga policia. Pastaj u shfaq një prokuror nga ekipi i KCK që këtë person e riktheu në polici. Prandaj unë mendoj që kur flasim, kur marrim përsipër të bëjmë edhe gjyqtarin edhe prokurorin, duhet ti marrim faktet një për një. Ky është rasti që të kuptojmë se sa e rëndësishme paska qenë reforma. Një idiot që flaket nga policia gjen një idiot tjetër në sistem të drejtësisë, bëjë pazarin. Natyrshëm që kemi raste të tilla të revoltës. Nuk do të kishte ajo ngjarje këtë revoltë të madhe nëse nuk do të ishte punonjës policie ai që e kreu. Prokurori që kishte kthyer këtë personin e ka fshirë vettingu”, tha Balla.

7-vjeçarja Jonada Avdia u përplas për vdekje me skaf nga një efektiv policie teksa po lahej në bregun e Potamit në Himarë.



5 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *