• |
ide | kryesore

Rrëfimi i Ramës: Isha basketbollist mediokër, më morën se isha i gjatë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
rama basketbollist



Kryeministri Edi Rama ka bërë rrëfime interesante në një interviste me Alastair Campbell dhe Rory Stewart. Për herë të marë Rama pranoi se ishte një basketbollist mediokër në kombëtare dhe se e kishin marrë pasi ishte i gjatë në një kohë kur shqiptarët ishin të shkurtër”.

Pyetje: Le ta vazhdojmë më tej këtë ide, zoti kryeministër. Ju jeni një shembull i jashtëzakonshëm i kësaj. Ju jeni i pazakontë si politikan, shumë i pazakontë. Ju jeni një artist serioz, një artist profesionist dhe një lojtar i rëndësishëm basketbolli, një sportist. Kjo përpara se të bëheshit politikan. Si e mendoni politikën? Si e kuptoni që keni qëndruar mjaftueshëm, si e kuptoni se kur mund të jetë fillimi i ndikimit negativ dhe i vështirësive i të qenit politikan?

Edi Rama: Në fillim, dua t’i them gjërat ashtu siç janë. Nuk kam qenë lojtar i rëndësishëm basketbolli. Kam qenë një lojtar mediokër i kombëtares së basketbollit. Arsyeja pse unë u mora me basketboll ishte astma. Prindërit e mi menduan se do të më bënte mirë të luaja basketboll për të luftuar astmën. Dhe kjo rezultoi e vërtetë.

Arsyeja e dytë pse unë luajta dhe arrita deri në ekipin kombëtar ishte fakti se unë isha veçanërisht i gjatë, në një kohë kur njerëzit në Shqipëri ishin të shkurtër. Dhe së treti, unë u përpoqa të isha në lartësinë e detyrës. Nuk do ta pranoja se kam qenë një lojtar i rëndësishëm i kombëtares së basketbollit. Kam marrë pjesë në disa ndeshje ndërkombëtare, por kam qenë në stol. Por, në fund të fundit, kjo ishte një përvojë e shkëlqyer për të kuptuar shpirtin e punës në ekip, drejtimin, solidaritetin, konfliktin dhe shumë gjëra të tjera që na jep sporti.

LEXO EDHE: Rama i mëson basketbollin Elisa Spiropalit e Arben Ahmetajt

Ndërsa sot si kryeministër, që jam këtu në një intervistë të drejtuar nga Alastair Campbell, është një mrekulli tjetër e jetës. Sepse nuk do të isha në politikë nëse Alastair Campbell nuk do të ekzistonte, nëse Tony Blair nuk do të ekzistonte dhe as “rruga e tretë”. Hera e parë që pashë mirazhin e të qenit në politikë ishte koha kur jetoja në Paris duke blerë një gazetë pas fitores së laburistëve të rinj.

Më pas, gjërat rrodhën në atë mënyrë që unë u ktheva në Tiranë për funeralin e babait tim. Në atë kohë, unë jetoja duke punuar si artist në Paris. Ishte koha kur ndodhi një riorganizim i qeverisë. Dhe ndodhi ajo që nuk ndodh në vend tjetër, por mund të ndodhë në Ballkan. Nisesh për në funeralin e babait dhe bëhesh ministër i Kulturës. Pjesa tjetër, dihet tashmë..

Rama kapet “mat” në Majemi. Shikon ndeshje basketbolli me Lindën



19 Comments

  1. Ne vend se te mburret per ndonje projekt qe duhet te kishte bere e qe ska bere qofte dhe nje te vetem, psikopati mburret per gjatesine etij, per moden qe qe ndjek,apo qe qenka basketbollist njesh. Ok 1 here , 2 here por ke 100 here qe i ke thene keto batuta 2 lekshe. Ndonje do besh se deri tani ske bere gje?

    1. ai nuk ka faj dhe nuk ben dot gje per psikopatine e vet
      po populli shkerdhat injorant qe nuk hap syte (sepse i ka mundesite)
      ky eshte problemi

  2. Alastair Campbell ka qene krahu i djathte i Tony Blair. Pra edhe kete interviste e paska blere me leke. Me leket e taksapaguesve te tij, ky na jep intervista qe t’i tregoje botes sa i gjate eshte. Perfundimisht ky sbehet me

  3. Ne Shqiperi, ne kohen e komunizmit, kushdo me astme, pamvaresisht mediokerr, e dergonte babai ne kombtaren e basketbollit….. te rrinte ne stol dje “dilte jashte shtetit”. Nje eksperience “e papare” e te birit te byrose politike per tu formuar me “brume” perendimor, dhe terhequr vemendjen e “skuadrave”si SISDE, DGSE apo BND etj. Ore, babi ne ate kohe, nese ishe mediokerr, te conte ne universitet per…mesues vizatimi. Dje po te isje komplet mediokerr, te bente edhe pedagog me zero eksperience! Pra varet cfare bente “babi”, “mami”, “xhajet” por sidomos “dainjte” nese qene ate te luftes!!! Ky ishte dhe eshte profili i kuadrit te ri te realizmit komunisto korruptiv: mediokerr dhe qe i vetmi vend pune ku shkelqen eshte spiunlliku, mashtrimi, servilizmi dhe sapo mennje fare pushteti-korrupsioni absolut!

  4. Ti mire qe e ke pranuar qe ke qene basketbollist medioker. Puna eshte se je Kryeminister medioker dhe kjo na mer ne qafe. Ti per te gjitha je medioker, per basket, per pikture, per KM, per shtetar, per njeri normal etj etj por vetem per nje gje je profesionist, ne zhdukjen e qindra milione eurove te buxhetit me inceneratore e projekte ne 3D. Ketu s’ta kalon njeri. Je prestigjator!

  5. Campbell ka qene per Tony Blair si Endri Fuga per Ramen, shef propagande, ose Spin Doctor ne Perendim.

    Intervista me Ramen ishte çuditërisht e dobet dhe KM ishte euforik si asnjehere, aq sa dukej si bisede mes dy kolegesh e jo me nje politikan

    Per humor eshte momenti kur Rama pohon se ka qene me kombetaren e basketbollit ne disa ndeshje nderkombetare, por ne stol.

    Nje tjeter gjithashtu si humor i zi ishte kur pohon se erdhi per funeralin e babait dhe u be Minister i Kultures, çka sipas tij “ndodh vetem ne Ballkan”.

    (Meteoret bien vetem ne Shqiperi).

    Sa per shqiptaret, thjesht i beri naivë që turren ne Britani sapo degjojne nje thashethem, paçka se “çunat e Londres” per policine britanike e krimin atje nuk shihen si budallenj…

    Intervista me e dobet ne karrieren politike te Rames…

  6. Mediokër si basketbollist,mediokër si piktor ku nuk arriti të përfundonte as edhe një kurs për pikturë në Francë,prandaj edhe nuk e pranuan si Mësues vizatimi në Shkollat fillore.
    E keni harruar?
    Maj 2017 pikturat e Kryeministrit drogaxhi kapërcyen Adriatikun me destinacion Bienalen e Venecies,falë pagesës 500 000 Euro të takspaguesve Shqiptarë,për të vlerësuar “pikturat” nga kritikët e artit Alexxa Gotthardt dhe Scott Indrisek si zhgarravinat e një adoloshenti nën efektin e drogës.

    1. Medioker nga cdo gje qe ka sjell gjithe mediokrit e tjere por qe punen e tradhetarit te shitur e ben te persosur

  7. Tiku I ke then te gjitha po duhet te shtoje se ne France nuk ka qene si piktor po ashtu sic ia tha Fatos Nano : Te mora nga rruget e Parisit ,me thojte e paprera ku ishe duke shitur ikona te vjedhura! Hajde te bej prokopi Shqiperia nga mediokriteti I ketij palaco!?

  8. Je mediokër jo vetëm si ish basketbollist por tërësisht.Dhe mediokrët janë njerëzit më të manipulueshëm dhe që bëjnë çdo gjë që i thotë padroni të cilët janë të ndryshëm.Sorros i pari,Erdogan, Vuçic e të tjerë duke shitur veten ,atdheun e të tjerët që ka rreth vetes.

  9. E përmend shtatgjatësinë e tij palloshi, si një vlerë me pretendimin se shqiptarët sipas tij qenkan të gjithë shkurtabiqë..
    Shtatlartë janë edhe “liderë” të tjerë politikë si Vuçiçi i Serbisë apo Asadi i Sirisë , por dihet se për çfarë shquhen këta “të ngjashëm” të tij.
    E pranon se si basketbollist ka qenë mediokër, por pretendon se si piktor qenka i talentuar.
    As është njohur fare Rama si piktor deri kur na u bë kryeministër e shkonte me paratë e taksave të shqiptarëve për të ekspozuar paçavuret e tij që i quan piktura.
    Me idiotësinë më të madhe, kujton se po na e mbush mëndjen se është i ndershëm e nuk vjedh, sepse e pengon shtatlartësia e tij, sikur e ka akuzuar kush si hajdut xhepash në autobuz.
    E ka akuzuar Fatos Nano publikisht se në Paris shiste ikona të vjedhura, e një vepër arti si ikona, vlen njëqind fish më shumë se portofoli i vjedhur i qytetarëve në autobuz.
    Haron se u bë “i famshëm” e mori emrin e “20 përqindshit” gjatë 11 viteve si kryetar i bashkisë së Tiranës, ngaqë jepte leje ndërtimi për “biznesmenët” duke ju zhvatur atyre 20% të vlerës së ndërtimit.
    Pa u bërë akoma kryeministër , e shërbimet e fshehta franceze i patën diktuar qindra milionë euro të fshehura në bankat ofshore, mendoni se sa janë shtuar ato gjatë këtyre 10 viteve në pushtet absolut , me PPP-ra e konçesione haptazi abuzive, kur në Shqipëri ndërtohen rrugë ku një kilometër kushton 6 herë më shumë se në vendet e zhvilluara të Europës, apo katër fishi i Rrugës së Kombit që e cilësonte si “rrugë që nuk të shpie gjëkundi”.
    Të vetmet “aftësi” të tij për të cilat mund ta vlerësosh si “mjeshtër”, janë paturpësia e cinizmi për të gënjyer haptazi, apo për të bërë karagjozllëqe aktoreske për të mbuluar pisllëqet e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *