• |
ide | kryesore

Me lëndë narkotike në automjet, pranga dy të rinjve në Durrës

-Instant, Lajme, Të fundit
Durrës



2 të rinj kanë rënë në prangat e policisë në Durrës. Mësohet se këta persona janë arrestuar pasi janë kapur me lëndë narkotike.

Pas hekurave përfunduan shtetasit me inicialet E. K., 35 vjeç dhe B. I., 25 vjeç. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza të konsiderueshme canabis sattiva. Gjithashtu, të arrestuarve iu gjetën 112 000 lekë të rinj dhe 200 €. Këto para dyshohet se janë të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

NJOFTIMI I POLICISE

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në DVP Durrës.

Qarkullonin me doza me lëndë narkotike në automjet. Vihen në pranga 2 shtetas dhe sekuestrohet lënda narkotike.

Të arrestuarve iu gjetën edhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Shërbimet e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve intensive për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, finalizuan operacionin policor të koduar “Seats”, si rezultat i të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E. K., 35 vjeç dhe B. I., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 35-vjeçari dhe ishte pasagjer shtetasi B. I., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike canabis sattiva.

Gjithashtu, të arrestuarve iu gjetën 112 000 lekë të rinj dhe 200 €, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *