• |
ide | kryesore

Aplikimet për azil pothuajse dyfishohen në janar-korrik; Ikin mbi 10 mijë persona

-Instant, Lajme, Të fundit
Emigrim, largim, azil,



Pasi ranë në vitin e pandemisë dhe mbetën të ulëta në 2021-n, aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në vendet e Bashkimit Europian kanë filluar të rriten sërish. Sipas të dhënave të Eurostat, në 7 muajt e parë të vitit u regjistruar gati 5800 kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e BE. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shifra është dyfishuar. Kjo dëshmon një tendencë të re të rigjallërimit të emigracionit.

Megjithatë, në krahasim me vitet e mëparshme numri i azilantëve mbetet i ulët. Kjo edhe për faktin se tashmë shumë persona po ikin me kontrata pune, apo të tjerë nuk regjistrohen më si azilantë. Ndaj është e vështirë të identifikohet numri i saktë i personave që po largohen nga vendi.

Emigrimi drejt Mbretërisë së Bashkuar

Eurostat nuk i raporton më të dhënat për Mbretërinë e Bashkuar pas daljes së saj nga BE. Por, të dhënat zyrtare të Autoriteteve Britanike tregojnë se rreth 4729 shqiptarë kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin e tyre. Ata janë regjistruar si azilkërkues gjatë periudhës janar-qershor 2022. Kjo shifër është sa 80% e të gjithë kërkesave për azil në 27 shtetet e tjera të Bashkimit Europian. Kësisoj në total shifra e aplikimeve shkon në mbi 10 mijë. Kërkesat për azil janë më të larta se gjithë viti 2021, kur ishte shënuar dhe numri më i lartë rekord deri tani.

Numri më i lartë i azilantëve nga Shqipëria në vendet e BE u regjistrua në vitin 2015. Atëherë nisi një valë masive emigracioni nisi në vend. Në periudhën janar-korrik 2015 u shënuan gati 34 mijë kërkesa ndërsa për gjithë atë vit numri iu afrua 70 mijë. Më pas ritmi ra gradualisht, ndërsa në vitin pandemik u shënua niveli më i ulët i dekadës së fundit. Megjithatë, tendenca për të ikur u rigjallërua sërish pas pandemisë.

INSTAT prej dy vitesh po e shtyn zhvillimin e Censit, i cili do të jepte një panoramë të saktë që ka mbetur aktualisht në Shqipëri. Zyrtarisht në vend ka gati 2.8 milionë banorë. Censi i fundit u zhvillua në 2011-n, ndonëse mesatarisht migracioni neto luhatet në rreth 20-50 mijë persona në vit dhe shtesa natyrore e popullsisë është minimale. Madje në vitin e pandemisë kjo e fundit kaloi negative.

Kërkesat për azil në Europë

Sipas Eurostat, në qershor 2022, 65 645 aplikantë për azil për herë të parë aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të BE-së. Kjo është 66% më shumë krahasuar me qershorin 2021 (39 515) dhe 4% krahasuar me majin 2022 (63 105).

Rritja nga maji në qershor 2022 mund t’i atribuohet kryesisht rritjes së aplikantëve për herë të parë nga Tunizia (+990 persona; ose +82%), Turqia (+850; ose +31%) dhe Pakistani (+645; ose +22). %).

Në qershor 2022, kishte edhe 6 190 aplikantë të mëvonshëm me rritje 2% krahasuar me qershorin 2021. U shënua dhe një rënie me 1% krahasuar me majin 2022.

Në qershor 2022, sirianët ishin grupi më i madh i personave që kërkonin azil. Ata u pasuan nga afganët (7 705), venezuelianët (4 705), kolumbianët (3 840) dhe turqit (3 625).

Në mars 2022, pati një rritje të madhe të azilkërkuesve ukrainas për herë të parë për shkak të agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës. Megjithatë, shifrat u ulën në 1 295 dhe 975 përkatësisht në maj dhe qershor 2022.



4 Comments

  1. MIRËMËNGJES !

    Ja kaluam edhe Ukrainës madje edhe Rusisë.

    Ja pra me Mua, shqiptarët dyfishuan statistikat e ikjes nga sytë këmbët.

    1. ………………….. opo dyfishimi nuk eshte gje , duhet tre apo katerfishuar qe te kete puna duk .
      Dora vete palloshi ose kryetari i kurvave mavi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *