• |
ide | kryesore

Ikja pa kthim, 604 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësinë në një vend të BE-së në 20 vjet

Arkiva, Lajme, Të fundit



Janë 604 mijë shqiptarë që janë pajisur me pasaportë të një vendi të Bashkimit Europian në 20 vitet e fundit, sipas të dhënave të Eurostat, që i raporton shifrat nga viti 2002 dhe i ka përditësuar edhe për vitin 2022.

Numri më i lartë i shtetësive të dhëna ishte në 2016, me 67 mijë, i ndjekur nga 2017-a, me 59 mijë. Më pas u shënua një tendencë e qëndrueshme në rënie, deri në vitin 2022, kur pasaportat e dhëna për shtetasit shqiptarë nga shtetet e BE-së u rritën sërish.

Rritja e tyre përkon me valën e re të emigracionit që ka përfshirë vendin vitet e fundit, duke u kthyer në një shqetësim real për ekonominë vendase, si në tregun e punës ashtu dhe për tendencën e konsumit.

Shtetasit shqiptarë që kanë një pasaportë bëjnë rreth 22% të popullsisë që raportohet se jeton sot në Shqipëri, që është 2.76 milionë banorë, (INSTAT nuk i ka publikuar ende të dhënat e Censit të ri).

Në 2022, shtetësitë u rritën me 55%, kryeson Italia

Vetëm në vitin 2022, sipas Eurostat, janë 50 mijë shqiptarë që kanë marrë shtetësinë në një vend të BE-së, duke u renditur të tretin në Europë, pas marokenëve dhe sirianëve.
Italia është shteti kryesor që ka pajisur me shtetësi shtetasit shqiptarë në vitin 2022, duke përbërë 75.8 për qind, e ndjekur nga Greqia, me 19.2 për qind, Suedia (1.2%) dhe Belgjika (0.9%).

Krahasuar me vitin 2021, numri i shtetësive të dhëna për shqiptarët është rritur me 17 900 persona, ose 55 %. Për marokenët me 26 500 shtetësi, (ose 31 %), rumunë (nga 9 100 persona, ose 32 %), sirianët (nga 6 400 persona, ose 8 %) dhe turq (nga 3 700 persona, ose 15 %).

Numri i përgjithshëm i marrjes së shtetësisë gjithashtu u rrit ndjeshëm në vitin 2022 për ukrainasit (me 8 300 persona, ose 40 %) indianët (me 7 900 persona, ose 49 %), argjentinasit (me 7 100 persona, ose 97 %) dhe moldavët ( me 6 300 persona, ose 42 %), ndërsa është ulur ndjeshëm për qytetarët britanikë (me 2 900 persona, ose 31 %).

Në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021, në tridhjetë grupet kryesore të shtetësisë së mëparshme, argjentinasit dhe egjiptianët zëvendësuan shtetasit serbë dhe britanikë.

Gati 1 milionë njerëz shtetësinë në BE gjatë vitit 2022

989 mijë persona morën shtetësinë në një vend të Bashkimit Europian ku jetonin, një rritje prej 20 për qind krahasuar me vitin 2021.

Shumica e shtetësive të reja (në shifra absolute) janë dhënë nga Italia (213 700; 22% e totalit të BE-së), e ndjekur nga Spanja (181 800; 18% e totalit të BE-së) dhe Gjermania (166 600; 17%).

Rritjet më të mëdha për numrin e shtetësive dhënë rezidentëve joshtetas në vitin 2022 krahasuar me vitin pararendës u regjistruan në Itali (+92 200), Spanjë (+37 600) dhe Gjermani (+36 600). Nga ana tjetër shkalla më e ulët u vu re në Francë (-15 900), Holandë (-9 300) dhe Portugali (-3 700).

Të dhënat tregojnë se 87% e të gjithë atyre që kanë marrë nënshtetësinë e vendit të BE-së ku kanë jetuar ishin shtetas të një vendi jo anëtar të BE-së.
Qytetarët e një shteti tjetër të BE-së nga vendi i banimit përbënin 12%. Ndërsa pjesa tjetër që kishin një shtetësi të mëparshme të panjohur ose ishin pa shtetësi përbënin masën e 1 për qind dhe 0.7 për qind përkatësisht.

Në vitin 2022, shtetasit marokenë ishin grupi më i madh i qytetarëve të rinj të BE-së, me gjithsej 112 700 status të shtetësisë së dhënë. Grupi i dytë më i madh ishin shtetasit sirianë me 90 400 shtetësi, të ndjekur nga shqiptarët me 50 300 shtetësi.

Rumania regjistroi shkallën më të lartë të natyralizimit* në vitin 2022 midis vendeve të BE-së, me 26.8 shtetësi të dhëna për 100 banorë jo-shtetas. Suedia ishte 10.6, e ndjekur nga Holanda me 4.4 dhe Italia me 4.2.

Në anën tjetër të shkallës, normat më të ulëta të natyralizimit për 100 banorë jo-shtetas u regjistruan në Letoni dhe Estoni (të dyja 0,4), Austri dhe Bullgari (të dyja 0,7) dhe Maltë dhe Çeki (të dyja 0,8).



3 Comments

  1. SEJCILI CFARDO QE TE MENDOJNE FLASIN DHE VEPROJNE ZOTI BOTNAVE ME KRIJIM DHE UDHEZIM HYJNOR JA BERI TI FUNKSIONOJN PER VETEN E TIJE OSE KUNDER TIJE MENDONI PAK SA SJENI VON TE GJITH PASI VETEN E DONI SHUM JO ANGAZHIM KUNDER VETES thotë:

    CFAR I SJELL NJERZIMIT ,CORJENTIMI ZHVILLIMIT ME SELEKTIVITET KONKURENCE ,PER NJE PERIULL ,AFATSHKURTER PASURON NJE PAKIC VARFERON SHUMICEN POR NE PLAN AFATGJAT PERFUNDIMISHT PERMBYS GJITHCKA PASI NXITEN NJERZIT NGA ANALIZAT E ZHVILLIMEVE,CFAR FITOJN KETA NGATRRESTAR TE KALIBRIT BOTEROR ASGJE ME SHUM SI PRITSHMERI SE RENDIMENTIN E CMIMIT PER ANGAZHIMIT QE KISHIN ,SAKT THJESHT DHE NE MENYR TE MERITUAR ASHTU SIC I MALLI ZOT I KA KRIJUAR TE FUNKSIONOJNE GJITHCKA SIPAS ANGAZHIMIT QE NJERZIT KAN KU PER PASUESIT E PADREJT E KRIJOJ TE FUNKSIONOJNE NDESHKIM NESE SPENDOHEN DHE SJU KTHEJN HAKUN NJERZVE DHE SHPERBLIM PER PASUESIT E TE VERTETES SA FATKEQESI QE NJERZIT NE PERGJITHESISI NUK NUK KUPTUAN DHE NUK NDOQEN TE VERTETEN DHE SOT TE KISHIN PERSOSJE TE CILESIS ZHVILLIMIT NE CDO KUPTIM ME NJE LUMTURI BEGATI SIGURI GJALLERI EKUJLIBRA PAQE NE CDO KUPTIM

  2. pse thoni 20? Kan 30 vjet qe ikin Shqiptaret, nga vitet 2000 filluan te marrin nenshtetesine se mbushen vitet ne vendet ku jetonin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *