• |
ide | kryesore

Video/ Sylvinho bëhet shqiptar, Rama përsërit ‘adetin’: lojtarët e kombëtares me pasaportë diplomatike

F1, Sport, Video
Sylvinho



Mbrëmja gala “Më të mirët 2023” ka patur një episod të veçantë, që lidhej me kombëtarn shqiptare. Arritje e kuqezinjve në Europianin e Gjermani 2024 nuk është dicka që ndodh përditë. E në fakt, kishte 8 vjet që kuqezinjtë nuk përsëritnin misionin historik të 2016, me Gianni De Biasi në pankinë. Atëherë tekniku i kombëtares mori pasaportën shqiptare e futbollistët u pajisën me pasaportë diplomatike. Kryeministri Edi Rama, tetë vjet nga atëherë, ka bërë sërisht “adetin”, duke e bërë teknikun Sylvinho shqiptar.

Në praninë e Presidentit, Bajram Begaj, Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, teknikut Sylvinho i është dorëzuar pasaporta e tij e re. Kështu, pas italianit De Biasi, trajneri i dytë i huaj që pajiset me pasaportë shqiptare është Sylvinho.

Në anën tjetër, për të plotësuar ritin e tij, Kryeministri i ka dorëzuar pasaportat diplomatike të ekipit, kapitenit të kombëtares, në mungesë të Berat Gjimshitit i impenjuar sonte në Serie A me Salernitana, Elseid Hysaj. “Kur skuadra jonë kombëtare u kualifikua në Eurpianin e 8 viteve më parë, ne u dhamë të gjithë sportistëve e trajnerëve pasaportën diplomatike, Mirëpo nuk u kualifikuan pas katër vitesh dhe pasaportave diplomatike iu dogj afati.

Tani është koha për ta ridhënë pasaportën diplomatike me afat. E nga kjo do të përfitojnë shumë nga lojtarët që e kanë për herë të parë, si ambasadorë të shtetit shqiptar. Ambasadorë të denjë për të cilët jemi krenarë dhe thirra kapitenin sepse ishte mosbesues deri në fund që do merrte pasaportën sot. Normale, se kujton se jam si të tjerët që e them fjalën dhe nuk e mbaj. Do e mësojë edhe ky që atë që them e mbaj. Kjo është pasaporta,. Këtu ke edhe pasaportat e gjithë skuadrës. Ti marrë presidenti që të jenë në duar të sigurta” bëri humor Kryeministri Edi Rama.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *