• |
ide | kryesore

Pezullohet nga detyra shefi i komisariatit të Farkës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
detyra, adoleshentë, arrestim, bujqësor



Katër zyrtarë të policisë së shtetit janë pezulluar nga detyra me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku.

Pezullimi i tyre u bë pas hetimeve të kryera nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në lidhje me ndërtimet pa leje të konstatuara në territorin që ka në juridiksion Komisariati i Policisë Nr.1.

Detaje nga policia: 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur urdhrat e pezullimit 30-ditor, të nxjerrë nga Drejtoria e Standardeve në Policinë e Shtetit, pasi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka filluar hetimin disiplinor për shkelje të rëndë për disa punonjës policie të Komisariatit të Policisë Nr.1, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Ka kërkuar pezullimin nga detyra, për:

– Kryekomisar B. M., me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë;

– Nënkomisar F. S., me detyra Shef dhe Specialist i Postës së Policisë Farkë, në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë;

– Nënkomisar A. R., me detyrë Shef i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Nr.5, Kamzë, Tiranë (i cili ka kryer më parë detyrën e Specialistit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1);

– Inspektor N. K., me detyrë Ndihmës/specialist SPZ i Postës së Policisë Farkë, në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

Pezullimi i tyre u bë pas hetimeve të kryera nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në lidhje me ndërtimet pa leje të konstatuara në territorin që ka në juridiksion Komisariati i Policisë Nr.1.



4 Comments

  1. OK . Po pse nuk ka denime edhe mer policine ndertimore bashkiake? Po per lalkurven?
    Keta jane kartele kriminale dhe ju duhet prere koka te gjitheve .

  2. Pse ndeshkohet policia e shtetit e rajonet per ndertime pa leje dhe nuk shihet askund Kryetari i Bashkise Erion Veliaj dhe policia bashkiake?!

    Lali Eri del ne televizione shume shpesh ne Farke, per ambjentet sportive e pistat, por nuk ka pipetire per ndertime pa leje….Pse?

    Spektakli i qeverise qe nga Rama e deri tek Çuci per shtesa kati vlejne vetem per PORTOKALLINE dhe nuk bindin njeri per korrupsionin e policeve e gjykatesve, nderkohe qe kullat ne Tirane e godinat 11 kateshe i marrin frymen qytetit.

    Skenar i dobet per te treguar se atje lart i kemi “duarakullore”, por “qeveria e kap lepurin me qerre”.

  3. E gjeti Rama fajtorin, njelloj si me hapjen e diges se liqenit vite me pare kur u permbyt Tirana. Atehere e shpetoi Ylli Rakipi, tani e shpeton Kambalja ose Babalja.Kurse vete i gjati shpiku VKM-ne per ti shpetuar nga burgufaturinot dhe trafikantet ndertues .Perfundimisht ne na drejton nje KM i blere nga oligarkia dhe krimi.

  4. Me ka cu nana me la gojen, i thone kesaj pune.
    Qenkan grup i strukturuar kriminal, me ne krye spz e zones!!!
    Bravo Met Katrori, i ke vene piken mbi i kesaj pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *