• |
ide | kryesore

Rama zmbrapset nga rritja e çmimit të energjisë elektrike: Ka rënë shi, shfrytëzojmë çdo mundësi

-Instant, Lajme, Të fundit
edi rama energji elektrike



Kryeministri Edi Rama është tërhequr nga vendimi për të rritur çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë. Përmes një video mesazhi, Rama ka theksuar se nga nesër nuk do të hyjë në fuqi rritja për fashën mbi 800 kw. Ky vendim sipas kryeministrit erdhi i nxitur edhe nga situata e fundit meteorologjike dhe sasia e reshjeve të rëna.

Lexo më shumë: Rama për energjinë: Kush harxhon më shumë se 800 kWh, paguan me çmim tregu

Fjala e Ramës:

Pa dashur t’ju marrë kohë e t’ju lodh me shumë fjalë, jam këtu për t’ju thënë se sot kam një lajm pozitiv. Ky lajm erdhi pas një diskutimi që kemi zhvilluar mbrëmë deri vonë. Në 1 shtator kur ne vendosëm fashën me çmim të mbrojtur deri 800kw, kërkesa për energji nga KESH ishte rreth 17, 000 Kwh. Sot është rreth 11, 000 Kwh. Në 1 shtator kur lançuam fashën mbi 800 Kwh, kjo kërkesë ishte ndjeshëm më e lartë se sa ç‘është sot. Pa diskutim në këtë ulje të ndjeshme ka luajtur rol rënia e temperaturave të nxehta. Por s’ka dyshim se rol të rëndësishëm ka edhe fillimi i dukshëm i një qasje pozitive të abonentëve familjarë për ta kursyer energjinë.
Nga ana tjetër ditët e fundit, kemi pasur përmirësim të nivelit në Fierzë, te burimi kryesor i energjisë. Presim që të materializohen dhe parashikimet për reshje të tjera në fund të dhjetë ditëshit të parë të tetorit.

Prandaj në këto kushte, bazuar sigurisht në një analizë shumë më të detajuar të të gjithë parametrave teknikë dhe të projeksioneve, si dhe me angazhimin e plotë për të shfrytëzuar çdo mundësi dhe hapësirë që krijohet që ta lehtësojmë sadopak barrën faktike, por dhe atë psikologjike të kësaj situate, mbi të gjitha familjet, të cilën s’e ka krijuar qeveria, po qeveria e ka barrën ta menaxhojë sa më mirë të jetë e mundur, ne vendosëm që aplikimi i fashës 800 Kw të mos hyjë në fuqi në muajin tetor.

E ndërkohë që të gjithë duhet të jenë sa më të vëmendshëm. Ta kursejnë sa më shumë energjinë. 

Askush nuk duhet ta verë në dyshim se unë dhe kjo qeveri do të bëjmë më të mirën.Inflacionin e ka sjellë lufta. Nuk e ka sjellë qeveria. Qeveria do të jetë në krye të detyrës. Njësoj siç ia dolëm më së miri me tërmetin dhe me pandeminë, do t’ia dalim edhe me këtë fatkeqësi të re që ka rënë mbi botën, e veçanërisht mbi Europën ku jetojmë.”



53 Comments

    1. Ju them une cka ndodh. Njerezit kane reduktuar konsumin drastikisht. Une kam heq dushin dhe kam kursuer 70 mije leke nga 130 mesatarja vjetore. Te njejten gje do kene bere ne mase njerezit. Dhe kjo ka sjelle renie te te ardhurave te OSSH gje qe ka alarmuar ramziun. I kujton njerezit …

        1. tikok keto perralla shko tregoi ne ndonje planet tjeter se ktu nuk shans injorant se ju shpellaret e sali berishes vetem broqkulla shkruani dhe genjeshtra pa fund

      1. Po te heqesh dushin ti ta siguroj une qe djeg me shume , e kane provuar te gjithe dhe e kane thene te gjithe ,mos ja fut kodra pas bregut.

        1. Dushi harxhon rreth 50 Lek (te reja) ne dite pa e perdorur fare ujin e ngrohte, mjafon qe te jete ne prize. Sigurisht qe kjo shifer varet shume nga modeli i dushit, nga termoizolimi i tij.

    2. VK Psiko je ti idjot Edi Rames ti merrni te keqen ju llumi i sali berishes dhe ilir metes se ju vetem te shani ven e pa ven te mallkoni te genjeni te shpifni dhe te sajoni historira vetem kete dini ju llumi i sali berishes dhe ilir metes

    1. O Arb te keqen e kultures qe ke ja shikoni mbeshtetesit e sali berishes dhe ilir metes se çfar fjalori banl perdorin mjer partia demokratike qe u katandis me injorant si puna jote

  1. Ky eshte PALACO KM ra shiu per vetem nje jave dhe u mbushen HC, hahahah

    E kuptoi KM me vetem 8 klase qe rritja perfshinte 50% te popullates, nje katastrofe

    1. Aman mo, prape ti. A nuk e kupton qe keta kane qejf kur u ashtus moter fugen dhe fillojne e komentojne kastile. Shiko si e mbushe

    2. e ke pa qe sapo ti i shane ata shkruajne ? A e kupton se ato jane kurva te lindura dhe mezi presin qe te shkerdhehen?

    3. Namyti kristaq Llumi o injorant po ti nje cop debil dhe idjot je ja shikoni shpellaret e sali berishes dhe ilir metes si shajin me fjal banale ju shpellaret e sali berishes dhe ilir metes vetem kete gje dini vetem te shani ven e pa ven te mallkoni te genjeni te shpifni dhe te sajoni historira

    1. I keni dhene lehtesi shume familjareve me heqjen e fashos 800 kWh ,ishalla mban keshtu koha dhe ne muajt ne vazhdim

      1. O faragji rrugesh ju ngeli goja sufllaqe idjot nuk e kuptoni se ju shpellaret e sali berishes jeni nje pakic pa vlere jeni komplet te mbaruar

  2. Nga sot te gjithe familjaret jane shume te lumtur besoj sepse ky lajm i qetesoj.Te gjithe e kishin me merak kete vendim keshtu qe sot u siguruan dhe besoj do vazhdojn te kursejn serish

    1. Po deri dje thoje te kunderten o dori dorjana?
      Apo si te thote partia? Keni tru ne koke apo jeni manikine?

  3. Gjithmone keni menduar menyrat me te mira per te ndihmuar popullin, dhe duke qen se ka patur dhe reshje shiu dhe ky vendim nuk ka hyre ne fuqi

    1. O faragji rrugesh ju ngeli goja sufllaqe idjot nuk e kuptoni se ju shpellaret e sali berishes jeni nje pakic pa vlere jeni komplet te mbaruar

  4. Nje dite ajo fashe do te vendeset e ne duhet te fillojm e te mendojm se si te kursejm sa me shume energji elektrike

  5. Keni menduar mire dhe njehere tjeter per popullin tuaj,shpresoj qe mos te abuzojne tani qytetaret,te reflektojne e te kursejne energji sa te munden

  6. Cadrà tu ka prish qe ne mars, tani me duket ta kane thyn ene bishtin. Ishalla kane rujt nej cope me ta rras nga mrapa

  7. Kjo qe po ndodh me energjine eshte dicka qe ka ardhur me kalimin e kohes dhe jo sot e as dje, sa me shume te shtyhet aq me mire per te gjithe ne, nuk po themi qe eshte e duhura por eshte e nevojshme.

  8. duke qen se ra shi u mor ky vendim se ndikon shume shiu ne energjin elektrike , por nuk duhet te mjaftohemi me kto jemi ne populli qe duhet te kursejme energjine elektrike

  9. sado qe jane marre keto masa sdo te thote qe duhet fillojme dhe te shperdorojn energjine kot e mkot,se besoj do te na bie 2 fish me von

  10. Nje mundesi eshte qe me ane te sateliteve te rinj qe iu bashkuan flotes se sateliteve te qeverise, tani mund te shikonin live sesi rritej niveli ne Fierze etj e sesi shqiptaret po kursesin me shume energjine. Jane satelitet e flotes qe mundesojne informacione te detajuara e ne kohe reale per cdo gje qe ka nevoje qeveria qe te mund te marre vendime te mirepeshuara.

    Rrofte realiteti virtual !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *