• |
ide | kryesore

U nervozua para policëve, kapet shqiptari me 20 kg lëndë narkotike

-Instant, Lajme, Të fundit
policia italiane



Një shtetas shqiptar ra në prangat e policisë italiane. Ai u kap teksa transportonte me makinën e tij një sasi të madhe lënde narkotike të llojit kokainë. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije nga policia, u ndalua nga policia e Foggias gjatë një kontrolli rutinë, kundër trafiqeve të paligjshme dhe personave të shpallur në kërkim.

Në momentin kur patrulla e ndaloi shqiptarin ai u shfaq nervoz. Më pasi ai filloi të jepte përgjigje që binin në kundërshti me njëra-tjetrën para efektivëve. Për këtë arsye, atij iu kontrollua makina imtësisht përmes qenit antidrogë. Ky i fundit zbuloi vendin ku ishte fshehur kokainë, poshtë gomës rezervë.

Pas verifikimeve rezultoi, se shqiptari i cili rezultoi si korrier për policinë, transportonte 20 kg kokainë të pastër. Nëse do të dilte në treg ajo do të kapte një vlerë disa miliona euroshe. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifiktimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *