• |
ide | kryesore

Itali/ Tre shqiptarë kapen me 19 kg kokainë në banesë

Lajme, Të fundit



Policia italiane ka vënë në pranga 3 shqiptarë të akuzuar për trafik droge. Sipas mediave vendase, shqiptarët janë kapur më 26 korrik me 19 kg kokainë dhe mijëra euro në San Cesario sul Penaro.

Arrestimi i tyre është bërë gjatë kontrolleve ritinë nga policia në zonën e Modenës, ku unifromat blu kanë ndaluar një makinë të dyshimtë, ku po shkëmbeheshin disa çanta. Drejtuesi i mjetit është një 32-vjeçar shqiptar.

Gjatë kontrollit u sekuestruan 3 kg kokainë, të ndara në tre pako nga 1 kg secila. Po ashtu policia vijoi kontrollin edhe në banesë, ku u gjetën dy shqiptarët e tjerë të moshave 28 dhe 35-vjeç, në bodrumin e shtëpisë u gjetën 16 kg kokainë dhe 29 mijë euro cash. Për arsye hetimore identiteti i shqiptarëve të arrestuar nuk është bërë me dije.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *