• |
ide | kryesore

Lirohen 6 vajzat e huaja dhe tutorja kolumbiane: Erdhëm me dëshirë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
vajzat



Gjykata e Tiranës ka lënë të lira 6 vajzat e huaja dhe tutorja kolumbiane që u arrestuan dy ditë më parë. Ato u akuzuan si pjesë e një rrjeti prostitucioni në kryeqytet.

Lismar Maryelis John Perez, Leidi Yaritza Anillo Bolano, Yuri Lorena Vargas Sanchez, Beisi Yusmar Rojas Ruiz, Daniela Carolina Mendoza Barboza, Margarita Grushevskaia dhe Laura Vanesa Mercado Baselga janë lënë në “detyrim paraqitje”.

Vajzat të moshave nga 21 në 31 vjeç nga Spanja, Kolumbia, Venezuela dhe Rusia ushtronin prostitucion në kryeqytet. Policia tha se ka arrestuar edhe një 30-vjeçare kolumbiane që konsiderohet si organizatore e këtij rrjeti.

Ato ishin akomoduar në banesa me qira, në zona të ndryshme të Tiranës dhe nëpërmjet një faqeje në internet, krijonin kontakte me njerëz të ndryshëm, për të ushtruar prostitucionin, kundrejt pagesave.

U proceduan penalisht edhe 4 shqiptarë që kishin dhënë me qira banesat e tyre. Gjatë seancës gjyqësore kanë deklaruar se në Shqipëri kanë ardhur me dëshirë për të punuar si eskorta. Klientët i prenotonin përmes internetit në një faqe të dedikuar për këtë qëllim. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Shume striptiste serbe benin te njejten gje ne Tirane mes viteve 2015-2020 kur kishte 3 strip klube ne Tirane.

  2. Edhe me deshire e keni ngrene o motra po vetem pak shtrenjte prandaj dhe ju kan spiunuar. Ka shum hallexhinj ky popull e me 200 evrro shtyjne gjith vitin posht ures se lanes. Duhet urgjentisht te ulni cmimin e ta indeksoni pasi dhe dritat do ikin shum shpejt e ne vend qe tja u fusin juve klientet do ja fusin njeri tjetrit ne errsire. Kaqe kiesha un. Pun te mbare e me bereqet.

    1. Cmimi ulet kur legalizohet, normal qe e ka shtrenjte se te vish ne shqiperi ha burg, kur ne gjithe europe as lindore e veriore, dubai i ke te lira

  3. Tutorët e vërtetë i kanë liruar këto vajza per t’i vene ne “punë ” sërish dhe “fajtorët ” jane qiradhenesit qe edhe mund te mos e kenë ditur se përse do te shërbenin shtëpitë e tyre, duke iu gëzuar qirave te larta apo nënshtruar presionit te tutoreve nga frika.

    Sigurisht që për këtë veprimtari tutorët nuk përdorin shtëpitë e tyre, me qëllim që të fshehin gjurmët.

    Nëse policia dhe prokuroria nuk hetojnë e ndëshkojnë prostitucionin si akt ilegal, përse bëjnë zhurmë e arrestime 2 ditore?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *