• |
ide | kryesore

Policia e Shtetit: Sistemi MEMEX nuk është prekur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj sistemit MEMEX. Në deklaratën e saj, policia sqaron se nuk është prekur dhe se këto të dhëna nuk kanë të bëjnë fare me databazën e sistemit policor MEMEX.

Gjithashtu shton se deri në këto momente, nuk janë prekur apo dëmtuar të dhëna sensitive që administrohen në këtë sistem, të cilat kanë të bëjnë me punën policore.

LEXO EDHE: Hakerat publikojnë foton 15 vite më të ri të Ervis Martinajt

REAGIM I POLICISË SË SHTETIT

Nga deklarimet e bëra sot në media dhe referimet e këtyre deklarimeve, sipas të cilave janë marrë të dhëna nga sistemi MEMEX, sqarojmë opinionin publik se ky sistem nuk është prekur dhe se këto të dhëna nuk kanë të bëjnë fare me databazën e sistemit policor MEMEX.

Policia e Shtetit njofton se, deri në këto momente, nuk janë prekur apo dëmtuar të dhëna sensitive që administrohen në këtë sistem, të cilat kanë të bëjnë me punën policore.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, po heton origjinën e rrjedhjes së këtyre të dhënave dhe apelon që, në zbatim të urdhrit të prokurorit, të datës 19.09.2022, të mos publikohen nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit, të dhëna që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik ndaj sistemeve dixhitale të Policisë së Shtetit.


6 Comments

  1. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali rezulton në mesin e emrave të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale apo të dyshuar kontingjentë, në dokumentet e publikuara sot nga “Homeland Justice”.

    Kushdo që e ka sistemin, përmes një kontrolli te thjeshtë mund të gjejë edhe emrin e ministres në këtë listë. Emër, mbiemër, numër ID, foto, data dhe vendi i lindjes shfaqen në dokument për rreth 90 mijë qytetarë të dyshu

  2. Nga parrulla e PS kur erdhi ne fuqi me Ramen se “Ne bejme Shtet” e deri sot ka rrjedhur e po rrjedh shume uje, duke treguar se kur votat i merr me krimin e bandat, te cilet fusin perfaqesuesit e tyre ne cdo institucion, as mund te ndertosh Shtet dhe as mund te mbrosh interesat e vendit dhe qytetaret e tij…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *