• |
ide | kryesore

Deti dhe pronat/ Mediat greke zbardhin takimin Rama – Mitsotakis

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
protothema mediat greke



Kryeministri Edi Rama dha pak detaje për takimin që zhvilloi në Pragë me homologun grek Kiriakos Mitsotakis. Duke folur për mediat shqiptare Rama tha se ende nuk ka dakordësi për çështjen e kufirit detar mes 2 vendeve.

“Do ulemi të flasim. Ky është një proces ligjor. Ka një sërë rregullash. Ka një sërë procedurash dhe ne do t’i respektojmë procedurat nga fillimi në fund sepse duhet të bëjmë shumë të qartë pozicionin tonë. Duhet të bëjmë shumë të qartë çfarë ne synojmë në këtë proces. Ai qëndrimi i unifikuar që kërkohet nga kjo gjykatë, për çfarë synon njëra palë dhe çfarë synon pala tjetër kërkon kohën e vet. Pra nuk kemi një konsensus mes palëve” – tha Rama.

Ndërsa mediat greke kanë zbardhur më shumë detaje nga takimi. “Protothema” shkruan se të dy liderët shkëmbyen mendime për të gjithë gamën e marrëdhënieve dypalëshe dhe zhvillimet rajonale. Rama dhe Mitsotakis konfirmuan vullnetin e tyre për thellimin e bashkëpunimit dypalësh.

“Protothema” citon pjesë nga njoftimi i qeverisë greke. Mitsotakis ka nënvizuar mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për rrugën europiane të Shqipërisë. Kjo, në përputhje me termat dhe kushtet e vendosura nga Këshilli Europian .

Një tjetër temë e diskutuar kanë qenë edhe efektet e krizës së Ukrainës në Ballkanin Perëndimor, por dhe nevoja për të ruajtur stabilitetin dhe për të forcuar sigurinë energjetike të rajonit .

“Kryeministri Mitsotakis nënvizoi interesin e vazhdueshëm të Athinës për mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare greke në Shqipëri, me theks të veçantë në sigurimin e të drejtave të tyre pronësore.

Ai iu referua edhe demarkacionit të zonave detare të dy vendeve dhe theksoi se dërgimi i çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, siç është rënë dakord, do të forcojë më tej marrëdhëniet e mira fqinjësore duke shfrytëzuar potencialin e tyre të plotë” – citon gazeta Protothema. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Pasi te marrin detin greket, Rama do marre pronat e çameve dhe duket qe kete e di z. Idrizi, ndaj ka kohe qe nuk ndihet partia, madje prêt edhe nje aleance elektorale per zgjedhjet vendore.

    Mire e ka, se populli thote “né mos pulen, sorren”, por ama jo pa gje fare.

  2. Zoti Rama cfar kompromisi mundeni te Beni ju me kryeministrin Grek ndërkohë qe Burgjet Greke Jan mbushur me Shqiptar .nuk mund te themi se Jan te pafajshëm por absolutisht statistikat tregojn shum qart se me popullsin qe ndodhen aktualisht ne Burgjet Greke Shqiperia duhej te ishte 50 milion jo tre milion , pra mjafton ni verifikim i vogel dhe Shifrat flasin qart jan shifra alarmante dhe Konsullja Shqiptare ne Greqi kishte then qe ne burgjet Greke ndodhet llumi i Shoqeris Shqiptare por nuk esht absolutisht ashtu jan te gjith djem nanash Shqiptare qe ju i perdoni lekt e tyre neper fushata dhe si mish per top Gjykatat Greke po japin denime Extreme ni esht me fai dhjet implikoin pa fai Shqipria bohet me Rini nuk bohet Shqipria vetem me ty dhe Zahon

  3. te drejtat pronesore…cfare shqipe sublime e shkruar nga persona qe kane mbaruar per gjuhe letersi..ha ha ha INJORANTE. Analfabete funksionale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *