• |
ide | kryesore

Gjenden 2 pistoleta në makinën e ish-deputetit Mark Frroku, arrestohet shoferi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
shoferi dhe mark frroku



Policia ka gjetur dhe sekuestruar 2 pistoleta në makinën tip BMW të ish-deputetit Mark Frroku. Policia e ka ndaluar për kontroll makinën me targa AA 008 EJ në bulevardin “Migjeni” në zonën e Yzberishit. Gjatë kontrollit të makinës, ish-deputeti nuk ka qenë në makinën e tij. Ajo drejtohej nga shoferi personal i tij, Albert Prendi. Policia tha me një njoftim se Prendi është arrestuar në bazë të operacionit të koduar “Bulevardi”.

“Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. P., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit në automjetin që po drejtonte ky shtetas, në bulevardin “Migjeni”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoleta, 2 krehra dhe municion luftarak” – thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas Ora News shoferi ka pranuar gjatë marrjes në pyetje se armët i përkisnin atij. Policia kriminale, ka kërkuar kryerjen e ekspertimit balistik dhe daktiloskopik të dy armëve. Kjo, me qëllimin e vetëm për të mësuar nëse ato janë përdorur në ngjarje kriminale.

Hetuesit duan të zbulojnë nëse këto 2 armë u përkasin personave të tjerë që mund të kenë lënë gjurmë biologjike apo gjurmë gishti. Mandati i deputeti Mark Frrokut u la përgjysmë pas akuzave dhe më pas dënimit me burg për një vrasje në Belgjikë. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *