• |
ide | kryesore

Aksidenti me vdekje në Korçë, arrestohet shoferi

Lajme, Të fundit
Pogradec, Policia, Sherr për prona në Prrenjas, goditet me sende të forta 40-vjeçari



Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi një aksient me vdekje gjatë ditës së djeshme në Maliq.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën 73-vjeçari me inicialet P.V.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin V. Xh., 51 vjeç, banues në Korçë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi”, është përplasur me motomjetin tip “Lifan”, pa targa, me drejtues shtetasin P. V., 73 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, i cili si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *