Lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako.
Gjykata në seancën e mbajtur këtë të enjte ka pranuar kërkesën e paraqitur prej tij dhe avokatëve per zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, më masën “arrest në shtepi”.
Ish-deputeti socialist u akuzua si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit dhe akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre dhe korrupsion.