• |
ide | kryesore

Kanye West reagon ndaj sulmeve të Gigi Hadid

-Instant, Paparazzi, Slider



Kanye West e quajti Gigi Hadid  ” të privilegjuar” mes betejës së tyre në mediat sociale.

Reperi postoi një pamje të një komenti në Instagram ku modelja pretendonte se West nuk e trajtoi stilistin e ndjerë, Virgil Abloh “si një mik”.

Hadid vazhdoi të shkruante se Abloh “e donte” redaktoren e Vogue, Gabriella Karefa-Johnson, të cilën ai e sulmoi në fillim të kësaj jave.

“Unë nuk do lejoj që të goditem përsëri nga Hollywood “, ka shkruar fituesi i Grammy-t . “Gigi ti je e privilegjuar. “Ke  lindur me një lugë argjendi në gojën tënde”, vazhdoi ai. Ti je zombie. Ti flet tani, ama nuk reagove kur fëmija ime u rrëmbye në ditëlindjen e saj. West iu referua komenteve të mëparshme që ai ka bërë për mos-ftimin në festën e ditëlindjes së vajzës të tij dhe Kim.

Ndërsa Hadid nuk i është përgjigjur ende West, dyshja kanë sulmuar njëri tjetrin gjatë javës. Pas ofendimit  për veshjen e Karefa, Gigi Hadid u shpreh: “Do të dëshironit të kishit intelektin e saj,” shkroi ajo.”Je bullizues”. Modelja nuk është i vetmi personazh i famshëm që ka kritikuar West. Artisti është pvrballur me reagimet e Hailey Bieber dhe John Legend për postimet e tij të fundit./Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/10/07/kenga-e-taylor-swift-dedikim-per-kanye-west/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *