• |
ide | kryesore

Berisha kritikon qeverinë: Po shpopulloni Gjirokastrën, jugu në situatën më dramatike që ka qenë ndonjëherë

-Instant, Lajme, Të fundit



Berisha u ndal te largimi i studentëve dhe boshatisjen e universietit në Gjirokastër.

“Largimi i të gjitha institucioneve nga Gjirokastra kishte boshatisur qytetin. Rama bën politikë për shpopullimin e qytetit. Nuk më hiqet nga mendja një nënë pensioniste që më thoshte se si të shkojë nga Gjirokastra në Tiranë për një certifikatë. Sot aty dominonte mungesa masive studentëve dhe boshatisja e universitetit. Masat e kësaj qeveria çonin direkt vdekjes së qytetit, Gjirokastër. Falenderim për debatin e hapur, mendimet dhe opinionet që shprehen në takimet që unë zhvillova në salla, në rrugë, në kafene, me qytetarët e Gjirokastrës, Derviçanit, Memalijt, Libohovës.
Në të gjitha këto takime, kthehem më i motivuar se kurrë, në përpjekjen tonë për të shpëtuar Gjirokastrën dhe Shqipërinë nga regjimi absolutist i Edi Ramës.
Unë me përgjegjësi të plotë mund t’u them shqiptarëve, se jugu i Shqipërisë ndodhej në situatën më dramatike, se shpopullimi i Gjirokastrës dhe jugut është i paimagjinueshëm. Se rrënimi ekonomik si shkak kryesor i këtij shpopullimi, tejkalon të gjitha përmasat. E kam menduar disa herë në udhëtimin tim, mund ta vlerësoj si udhëtimin në katakombet e biznesit të jugut.
Do u jap vetëm një shembull: në Libohovë nga 50 kompani ndërtimi në vitin 2013, nuk kishte asnjë sot. Edi Rama është hipokrit”, tha Berisha.



19 Comments

      1. Plak i poshter komunist qe ka per adhurues kete koqen qe nuk fle po i the se ne shtrat ka nje patronazhist.

  1. Ske faj se ne gjirokaster te gjithe ishin te punesuar ne plantacione , i lije te punonin ti dhe kishte pune , ato i kane meshuar hashashit , dhe asnje biznesi tjeter , nuk po mbroj askend, por keshtu eshte e verteta.

  2. Te pakten Gjirokastritet ti kishin investuar ato leke te pista ne biznes do ishin sot numer te gjithe me prona dhe biznese , po ti i dhe krah dhe ato po lulezonin kudo , e menduan qe jane te paprekshem.

  3. 50 kompani ndertimi ne Libohove ne vitin 2013????çgare ndertonin stalla lopesh????Nuk di as te genjesh o saleeeeeee.

  4. Epiri Veriut eshte Grek, ne censusin e ri do te vertetohet katerciprisht.

    Prandaj mos u lodh kot se ka kush i del per Zot o Sali. Ti vetem shiko kur te fluturoje 🙂

  5. Po o berish po ndaj ka fillu del e promovohet shqiperia neper revistat nderkombetare po rri urt e mbyll sqepin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *