• |
ide | kryesore

22 kg kana bis në Vaun e Dejës, arrestohen babë e bir

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
polici, pengmarrja, kana bis



Policia e Vau të Dejës, ka sekuestruar 22 kg kana bis dhe kanë arrestuar në flagrancë dy persona.

Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit, M. N., 69 vjeç dhe K. N., 31 vjeç, banues në Vau i Dejës, Shkodër (babë e bir).

Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi P. L., 29 vjeç, banues në Vau i Dejës.

Njoftimi i policisë/ Vau i Dejës

Kontrolle masive në të gjithë territorin, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vigu”.

Arrestohen në flagrancë babë e bir, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Sekuestrohen 22 kg lëndë narkotike canabis sativa.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në vijim të kontrolleve në terren, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vigu”.

Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

M. N., 69 vjeç dhe K. N., 31 vjeç, banues në Vau i Dejës, Shkodër (babë e bir).

Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi P. L., 29 vjeç, banues në Vau i Dejës.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit M. N., në lagjen “Kinema”, Vau i Dejës, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 22 kilogramë kana bis, në proces tharjeje.

Punohet për kapjen e shtetasit P. L. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *