• |
ide | kryesore

Berat, 15-vjeçari u mor peng nga dy kushërinjtë, policia i gjen duke e rrahur në makinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pengmarrja e një 15-vjeçari pasditen e djeshme në fshatin Drenovicë në Dimal vuri në lëvizje të gjithë efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Pas një telefonate të marrë nga një banor i fshatit, i cili kishte parë dy vëllezërit të fusnin me forcë në makinë 15-vjeçarin,forcat e policisë filluan kërkimet në disa drejtime të ndryshme dhe vetëm 2 orë më vonë lokalizuar vendndodhjen e mjetit,duke shpëtuar edhe minorenin që ishte duke u dhunuar brenda në mjet.

Mjeti i pengmarrësve u gjet në anë të një rruge dytësore, rreth 10 km larg fshatin Drenovicë dhe dy vëllezërit F.Hoxha,33-vjeç dhe A.Hoxha,30-vjeç u arrestuan në flagrancë.

Burime të brendshme në DVP Berat bëjnë me dije se dy pengmarrësit dhe minoreni që u mor peng janë kushërinj mes tyre dhe 15-vjeçari u kishte hyrë në banesë 2 ditë më parë dhe u kishte vjedhur një shumë të konsiderueshme parash.

Duke qenë se ishin të afërm, 15-vjeçari dinte mjaft mirë sirtarin ku kushërinjtë mbanin lekët dhe pasi ka hyrë fshehurazi nga dritarja ka marrë lekët dhe është larguar me vrap.

Minoreni është pikasur nga një nga komshinjtë që ka njoftuar vëllezërit.

Vëllezërit Hoxha nuk kanë bërë denoncim në polici në lidhje me vjedhjen por kanë preferuar të bëjnë vetëgjyqësi.

Pas dy ditësh që e kërkonin, ata e kishin marrë me forcë 15-vjeçarin, e kishin futur brenda në një automjet dhe ishin larguar nga fshati.

Mësohet se vëllezërit i kishin kërkuar kushëririt të tyre tu kthente mbrapsh paratë e vjedhura dhe ishin duke e dhunuar deri në momentin e mbërritjes së policisë dhe arrestimit të tyre.

Po kështu, edhe 15-vjeçari Hoxha, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, po proçedohet penalisht për veprën penale të “vjedhjes”.

Mësohet se minoreni kishte edhe më parë precedentë penal për vjedhje dhe në zonë njihet si hajdut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *