• |
ide | kryesore

Rama: Putini tiran si Millosheviçi, njëri i vdekur tjetri gjallë, bëri spastrim etnik barbar në Kosovë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Strasburgu, kryeministri Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës tha se ka dy Tiranë të dëshpëruar, Millosheviçi i vdekur dhe Putini i gjallë.

Ai u shpreh se të gjithë i kujtojnë barbarizmat e Millosheviçit në Kosovë para pak vitesh dhe që sollën vdekjen dhe largimin e mijërave shqiptarëve

Ka dy tiranë të dëshpëruar; një i vdekur dhe tjetri që luan me vdekjen dhe që i qepet iluzione të së shkuarës duke mashtruar edhe me qytetarët e tij në një nënshtrim vdekjeprurës. Të gjithë ju kujtohet ndikimi shkatërrues i Jugosllavisë. Të gjithë e kujtojnë se si përpëlitet mes jetës dhe vdekjes Ballkani Perëndimor dhe e gjitha kulminoi me lindjen e 7 vendeve të pavarura. Dua të fokusohem tek konflikti humanitar tek Kosova. Ishte një operacion i qëllimtë barbar i spastrimit etnik nga Millosheviç që solli si rezultat zhvendosjen e qindra mijërave qytetarëve. Mijëra u vranë dhe mbi 20 mijë gra u përdhunuar. Ndërsa të flasim ka shumë që janë të zhdukur. Të vdekurit akoma nuk e kanë gjetur paqen e varrit. E gjitha eskaloi nën hundën e bashkësisë ndërkombëtare. U deshën vite që bota të gjente parimet morale dhe të vepronte në 1999. Si rezultat erdhi pavarësia e vendit pak vite më pas. Lufta është një akt i shëmtuar”, tha Rama.



25 Comments

  1. Feste kombetare duhet te cilesohet kjo dite sot gjurma me e madhe qe ka lene ndonje njeri per ceshtjen e Kosoves

  2. O petro patronazhulsi njeri nga te dy ka vdekur!
    Nxirre koken nga bytha komandantit
    se tu mbush me pordha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *