• |
ide | kryesore

Ekzekutoi 16-vjeçarin për një orë “Rolex” dhe varësen e floririt, gjykata lë në burg Kristjan Cenajn

-Instant, Lajme, Të fundit
Kristjan Cenaj



Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën ‘arrest në burg’ për Kristjan Cenaj. Ai u arrestua më 10 tetor për vrasjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj. Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer te mbyllura. Të pranishëm jashtë ambienteve të gjykatës kanë qenë dhe familjarë të autorit të dyshuar.

Cenaj banonte në të njëjtin fshat Ferrë Trashë të Kurbinit ku banonte dhe viktima Gjonaj. E ëma e Mariglenit e cila kishte humbur bashkëshortin, dyshoi që në fillim tek Kristjani si autor i zhdukjes pa lënë gjurmë të djalit të saj. Shtatë vite më pas, kur u zbuluan edhe eshtrat e Mariglenit më 3 prill 2022, hetimet u rihapën dhe sollën para drejtësisë Cenajn.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *