• |
ide | kryesore

U dyshua për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, gjykata lë me ‘arrest shtëpie’ Kreshnik Tushën

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Kurbinit ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest shtëpie’ për Kreshnik Tushën, ndaj të cilit u dyshua në fillim se ishte atentatori i vrasjes së biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika më 30 maj në Laç.

Kujtojmë se Tusha mbeti i plagosur pranë banesës së tij natën e ngjarjes kur persona të maskuar si policë qëlluan ndaj Paulin Gjergjit dhe Bujar Likës duke i lënë të vdekur.

Pas sigurimit të pamjeve filmike nga autoritetet, u provua se autori i vrasjes së biznesmenëve nuk është Kreshnik Tusha, por Eduart Lamaj.

Ky i fundit u zbulua se mjekohej në një spital privat në kryeqytet, pasi i ishte infektuar plaga nga shkëmbimi i zjarrit që pati me viktimat më 30 maj.

Organi i akuzës, shprehet se Kreshnik Tusha do të qëndrojë në arrest shtëpie pasi dëshmitë e tij janë kontradiktore, çka do të thotë se sipas prokurorisë, Tusha mund të ketë dijeni dhe lidhje me ngjarjen.



2 Comments

  1. U ben sh keta qe vrasin njeri tjetrin sa ngaterrohet komplet panorama. Vetem artan hoxha i kupton tani keto pune , Shqiptaret u kthyen ne identitet::::::borxhe, pabesira, kurvlliqe, drog, katunar analfabet qe shkojne ne angli, injorante qe kthehen ptu. Enver Hoxha lavdi vepres tuaj ne perjetesi. Duhet te kthehet e detyrueshme studimi i veprave te Enver Hoxhes dhe aplikimi i tyre ne ditet e sotme. Asnje deputet te mos pranohet nese nuk njeh veprimtarine e komandantit. Eshte me e rendesishem se dekriminalizimi, deinjorantizimi, dekaraputanizimi, debythqirizimi

  2. Kete te shkretin e plagosin ne dere te shtepise dhe drejtesia jone e le me arrest shtepie edhe pse eshte faktuar katerciperisht qe nuk ka te beje me vrasesit perveçse eshte viktime e tyre . Ndersa kajmaku , bene deklarate te rreme , vulos e firmos edhe kur nuk ka pushtet , i fshihet trejtesise per rreth 8 muaj , biles fiton edhe tendera gjate arratise dhe perfundimi ? Detyrim paraqitje . Pse nuk thoni qe me mire te jesh kriminel , hajdut , vrases sesa njeri i mire dhe i ndershem . Deshet veting ? Ja ku e keni . Deshete PS , PD , LSI ? karin ne byth e keni dhe do ta keni jet e mot . Gezuar 1 majin o popull punetor , punetor me meditje .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *