• |
ide | kryesore

Detaje nga aksidenti në Laç/ Viktima u përplas nga dy makina njëra pas tjetrës

Arkiva, Lajme, Të fundit
laç, aksident, Itali



Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin Laç – Patok. Sipas të dhënave të parë raportohet se një person, ende i paidentifikuar, ka humbur jetën. Sipas të njëjtave burime viktima është goditur nga një automjet dhe më pas edhe nga një automjet i dytë. Për shkak të përplasjeve personi ka pësuar vdekjen e menjëhershme. Viktima është dërguar me autoambulancë në morgun e Tiranës. Policia ndodhet në vendngjarje po heton shkaqet e aksidentit.

“Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Laç – Patok, në afërsi të “Mbikalimi i Patokut”, shtetasi Fran Meskurti duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur një shtetas këmbësor, akoma i paidentifikuar. Menjëherë pas përplasjes së parë, këmbësori është përplasur edhe nga një mjet tjetër që drejtohej nga shtetasi Denis Preçi.

Si pasojë e plagëve të marra nga përplasjet, shtetasi këmbësor ka humbur jetën. Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit” – thuhet në njoftimin e policisë për këtë aksident. /LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *