• |
ide | kryesore

I ndaluan ngjyrat zikaltër në stadium, Inzaghi thumbon blaugranat: “Këtu në Barcelonë do kujtohen gjatë për ne”

-Instant, Sport
Inzaghi



Ngazëllimi për fitoren është ende në mushkëritë e tifozëve të Interit, por 3-3 e rrëmbyer në Barcelonë i mban zikaltrit të favorizuar. Një situatë avantazhi e jashtëzakonshme në renditje, pavarësisht se kualifikimi aritmetik u zhduk në kohën shtesë. Simone Inzaghi, i përjashtuar me karton të kuq në sekondat e fundit të ndeshjes, e di se një fitore në shtëpi ndaj Viktoria Plzen do të mjaftojë për të hyrë në 1/8: “I urova djemtë për ndeshjen e madhe – ishin fjalët e trajnerit –, ne kemi krijuar shumë dhe kemi vuajtur kur duhet. Duke fituar do të kishim mbyllur grupin dy ndeshje më herët, por tani kemi Plzen. Problemi i Barcelonës është se gjeti Inter përballë, këtu në Spanjë do të kujtohen gjatë për ne”.

Inzaghi vazhdoi pastaj analizën e ndeshjes: “E dinim se duhej të kishim guxim, që në pjesën e parë kishim krijuar shumë. Në interval u thashë djemve të qetësoheshin. Dyshimet e mia për modulin? E kam menduar vetëm në prag të ndeshjes, sepse kisha dy sulmues në dispozicion. Përndryshe nuk do të kishte asnjë balotazh”.

Lexo më tej: “Ndalohen ngjyrat e Inter në zonat e Camp Nou për vendasit”: Barça izolon ngjyrat zikaltër vetëm në një sektor

Tekniku megjithatë mundohet të harrojë mundësinë e humbur nga Asllani: “Ka keqardhje, por nuk jam i befasuar nga kjo paraqitje. Duhet të kujtojmë se çfarë ka bërë kjo skuadër në 15 muajt e fundit. Lukaku dhe Correa? Për ata të dy ka shpresë që t’i kem të dielën, më pak për Brozovic”. Tani në fakt vjen kampionati: “Kemi Salernitanën dhe Fiorentinën, për Viktoria Plzen do ta mendojmë më vonë. Aty kemi sigurinë që Meazza të jetë plot si gjithmonë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *