• |
ide | kryesore

Dy persona të zhdukur në Gramsh, familjarët kërkojnë ndihmë në polici

-Instant, Lajme, Të fundit
Klos, Kardhiq, bazë, elbasan, kana bis



Dy persona janë zhdukur në Gramsh. Policia njofton se të afërmit e tyre kanë denoncuar në komisariat për zhdukjen e familjarëve. Konkretisht, të zhdukur janë: një 57-vjeçar me inicialet F.C dhe një 41-vjeçar me inicialet B.K. Blutë kanë nisur procedimet dhe kërkimet për gjetjen e dy personave të zhdukur.

NJOFTIMI I POLICISË:

Ka kallëzuar shtetasi F. C., 51 vjeç, banues në Gramsh, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vëllai i tij, shtetasi F. C., 57 vjeç. Vijon puna për gjetjen e tij.

-Ka kallëzuar shtetasi A. K., 71 vjeç, banues në Gramsh, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, djali i tij, shtetasi B. K. , 41 vjeç. Vijon puna për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *