• |
ide | kryesore

Vrasja e Fatjon Bicit në Gramsh/ Shtyhet seanca për 4 adoleshentët, tensione në sallë

Lajme, Të fundit



Është shtyrë seanca gjyqësore për 4 adoleshentët e Gramshit, të cilët qëlluan për vdekje me thikë bashkëmoshatarin Fatjon Bici.

Arsyeja e shtyrjes së seancës ishte se nuk u plotësua trupi gjykues prej 3 gjyqtarësh. Gjithashtu mbrojtja ka kërkuar refuzimin e gjykimit të shkurtuar dhe pritet që gjykata ta rishqyrtojë gjykimin e shkurtuar.

Në sallën e gjyqit sot ka pasur tensione mes familjarëve. Gjendja e rënduar e familjarëve të viktimës, i ka irrituar ata për shkak të gjykimit të shkurtuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *