• |
ide | kryesore

Drake dhe The Weeknd bojkotojnë sërish cmimet ” Grammy”

-Instant, Paparazzi, Slider



Për të dytin vit radhazi,Drake dhe The Weeknd kanë zgjedhur të bojkotojnë ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy”.

Dy muzikantët  kanë shprehur zhgënjimin me punën e  organizatës që qëndron pas çmimeve, e parë nga shumë njerëz si nderi më i lartë në industrinë e muzikës.

Në vitin 2021, The Weeknd njoftoi vendimin e tij për të bojkotuar Grammy-t e ardhshme.  “Për shkak të komiteteve sekrete, unë nuk do të lejoj më labelin tim të paraqesë muzikën time në Grammy”, tha ai në një deklaratë për Ny Post.

Artisti foli gjithashtu rreth këtij vendimi për Billboard. “Shiko, mua personalisht nuk më intereson më. Unë kam tre Grammy, të cilat nuk kanë asnjë vlerë për mua tani, natyrisht, “tha ai për revistën muzikore. “Gjithsesi, nuk dua të mbaj fjalime. Harrojini shfaqjet e çmimeve.”

Ndërkohë, inati  i Drake me Grammys daton që nga ceremonia e vitit 2017, në të cilënai  nuk mund të mos vinte re se si hiti i tij  “Hotline Bling” kishte marrë vetëm vlerësime për performancën më të mirë Rap/Sung dhe Kënga më e mirë Rap.

“Edhe pse ‘Hotline Bling’ nuk është një këngë rap… e vetmja kategori që ata mund të më përshtatin është një kategori rap,” shpjegoi Drake në emisionin radiofonik OVO Sound . “Ndoshta sepse kam repuar në të kaluarën ose sepse jam me ngjyrë, nuk mund ta kuptoj pse.”

“Unë e dua botën e repit dhe e dua komunitetin e repit. Por, unë shkruaj këngë pop për një arsye,” vazhdoi ai. “Dua të jem si Michael Jackson. Dua të jem si artistët që i kam parë. Këto janë këngë pop, por unë kurrë nuk marr ndonjë vlerësim për këtë.  Kam fituar dy çmime mbrëmë, por as nuk i dua, sepse është e çuditshme për disa arsye.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *