• |
ide | kryesore

Pedagogët protestë në ditën e parë të mësimit: Të na vijnë dhe studentët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pedagogët do të zhvillojnë protestë ditën e nesërme, që shënon edhe fillimin e vitit të ri akademik.

Në një intervistë për Euronews Albania, pedagogët Peter Saraçi, Elior Vila dhe Bsilim Ahmetaj deklaruan se prej orës 08:00 deri në orën 10:00 do të mirëpresin studentët e vitit të parë dhe më pas do të fillojnë protestën.

Ata kërkojnë nga qeveria plotësimin e 9 kërkesave. Pedagogët presin që protestës së tyre t’i bashkohen edhe studentët.

“Kjo vlen për të gjitha universitetet e Shqipërisë, jo vetëm për Universitetin e Shkodrës. Vendimet e sindikatës janë shpërndarë dhe për të mos penalizuar studentët e vitit të parë, të cilët për herë të parë shohin universitetin, kemi vendosur që ta spostojmë në orën 10 fillimin e protestës dhe do t’i qëndrojmë këtij vendimi”. Kështu u shpreh Peter Saraçi, pedagog në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.

“Prej orës 08:00 deri në orën 10:00, ne do t’i presim studentët. Do t’i orientojmë sa i përket ambienteve dhe rregullores së universitetit. Nga ora 10:00 deri në 12:00 do jemi në grevë”. Kështu u shpreh Elior Vila, pedagog në universitetin “Aleksandër xhuvani” në Elbasan.

“Nesër, është vendosur nga Sindikata e Pavarur e Arsimit të Lartë që të mos ketë mësim. Në orën 10:00 deri në 12:00, para çdo fakulteti do ketë protestë të pedagogëve dhe ne shpresojmë që do të na bashkangjiten edhe studentët në protestën tonë, e cila do të vazhdojë çdo ditë deri në realizimin e kërkesave”. Kështu u shpreh Bislim Ahmetaj, pedagog në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.



4 Comments

  1. Tani jane dhjaksa gjysma, bythlepires, studentet e pedagoge , jo si dikur.
    Me injorance mund te vazhdojne gjate rregjimet dhe shkaterrimi arsimit eshte fundi i ketij populli

  2. Ky vend i do njerezit si niko evgjit bythqiri dhe lindita vampire nikolla. Mesueseve ti vije turp se nuk i mbeshteten protestat e studenteve. Popull i percare.

  3. Tani me këtë vardisje të tij publike, ai ka thyer më shumë zemra grash dhe ka fituar një grua me zemër të akullt, e cila shijon poshtërimin e Doktorit por jo vardisjen e tij. Kështu që të gjithëve u duhet Grida tek Doktori. Sidomos kundërshtarëve të tij. Zemërthyerat e “Foltores” që ende nuk kanë marrë akoma dekoratat e luftës, tani duhet të kenë idhull dekoltenë e Gridës. Ndërsa ato që e kishin afër Gridën dhe u iku, natyrisht janë më të qeta. Edhe ata e duan tek Doktori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *