• |
ide | kryesore

Ligji anti-shpifje/ Miratohet drafti i Erdoganit

-Instant, Arkiva, Kryesore



Njësoj si Edi Rama në Tiranë edhe sulltani turk Erdogan ishte përfshirë prej kohësh për miratimin e një paktete kundër lirisë së mediave në vendin e tij. Qeveria shqiptare gjendet nën presionin e madh të BE-së e cila në raportin e fundit theksoi se projekti Rama nuk mund të aprovohet pa konsensusin e shoqatave të gazetarëve. Pikërisht për këtë kryeministri tentoi të organizonte pa sukses një takim me shoqatat që mbrojnë lirinë e shtypit në kontinentin tonë po pa sukses. Ato do të vijnë në mes të nëntorit në Tiranë për të vëzhguar në vend gjendjen e rëndë të lirisë së fjalës.

Por ndërkohë që në Tiranë kanë mbetur disa skrupuj, në Ankara i kanë hedhur ato me kohë pas krahëve. Pas më shumë se një javë debatesh të forta, në 13 tetor,  deputetët e mazhorancës presidenciale turke miratuan në parlament atë që u quajt nga shtypi perëndimor si një nga projektligjet më të kritikuara të viteve të fundit. Në qendër të tij janë dyzet nene gjoja për të luftuar kundër dezinformatave dhe lajmeve të rreme. Vetë presidenti Erdogan që sipas një ivestnigimi të fundit të Reuters kontrollon mbi 90% të mediave në vend dhe që i ka quajtur rrjetet sociale si “një flamë që tenton të shkatërrojë Turqinë, mendohet se është pas kësaj nisme. Brenda saj gjenden nene të tmerrshme…

Neni 15 parashikon anulimin e kartës së shtypit për gazetarët që do të veprojnë “kundër rregullave dhe moralit të ishtypit”, pa dhënë më shumë detaje. Ndryshimi më i rëndë është neni 29. Ai lejon dënimin një deri në tre vjet burg për personat që shpërndajnë në rrjete “informacione mashtruese” duke minuar “unitetin shtetit”, “rendin e vendosur” ose që “zbulojnë sekrete shtetërore”. Ai është një formulim shumë i paqartë për të përndjekur çdo gazetar apo këdo që shpërndan informacione që si pëlqejnë pushtetit.

Lexo me tej:

Paketa anti shpifje e Ramës/ Ku qëndron rreziku?

“Ky ligj për fat të keq nuk është befasi, nënvizon gazetari dhe profesori i ekonomisë Mehmet Altan, vetë i burgosur për njëzet e një muaj përpara. Megjithatë, është një shenjë e një dekadence të vazhdueshme që synon të vendosë monopolin e ligjërimit
zyrtar. Nëse liria e shtypit nuk ka nuk ka qenë asnjëherë një realitet në Turqi, të paktën më parë ka ekzistuar vullneti i autoriteteve ta ruajtur atë sa për fasadhe dhe dukje. Por sot edhe kjo vitrinë është shpartalluar», thotë ai.

Në dekadën e fundit, veçanërisht pas “grushtit të shtetit” në vitin 2016 në Turqi janë mbylluar 189 media, rreth 319 gazetarë janë arrestuar, duke përfshirë 36 që ende gjenden pas hekurave, sipas Sindikatës së Gazetarëve të Turqisë (TGS).  Por pavarësisht kësaj pushteti autokratik nuk ngopet dhe sipas raportimeve të shtypit perëndimor ofensiva e re për tkurjen e lirisë së shprehjes bëhet tetë muaj para zgjedhjeve presidenciale të vitit tjetër, në të cilat Erdogan nuk paraqitet mirë në sondazhe. “Pushteti do që të ekzistojë vetëm e vërteta e tij” ishte refreni i opozitarëve që e kundërshtuan këtë nismë. Njëra prej tyre, Meral Aksener, liderja e Partisë së Mirë (Iyi Parti, e djathta nacionaliste dhe laike), tha që në fillim të diskutimeve: “Ky ligji është një kryevepër monstruoziteti. Kush do ta bëjë diferencën mes të vërtetës dhe të gënjeshtrës? Kush do të kontrollojë? Do të ketë një AKbook [aludim për AKP-në, partinë e presidentit] për të në vend të Facebook? Një zog i Bestepe [Pallati Presidencial në Ankara] në vend të zogut Twitter”?

Rama për ‘Anti-shpifjen’: Do miratohet

Po për të njëjtat arsye qeveria mban ngritur, si shpatën e Demokleut, paketën anti shpifjeve kundër mediave online në Shqipëri. Solialistët e votuan njëherë këtë draft në dhjetor 2019, ndonëse pati reagmime shumë të forta nga BE, OSBE dhe organizatat ndërkombëtarëve të gazetarëve. Pasi ish presidenti Meta e ktheu ligjin mbrapsh ai u çua në Komisionon e Venecias. Verdikti qe i qartë: “Ligji karakterizohet nga paqartësi dhe mund të ketë një efekt frenues të fjalës së lirë. Ligji mund të prodhojë censurë dhe autocensurë në median online dhe jo vetëm”. Por pavërsisht nga konsensusi se kjo është një nismë kufizuese, nën shembullin e Erdogan, Edi Rama nuk është tërhequr nga ideja e tij e vjetër. Prandaj Raport progresi i sapo publikuar e ngrinte sërish këtë shqetësim dhe prandaj organizatat më të mëdha nërkombëtare të lirisë së shtypit, do të thyejnë një regull të pashkruar për të mos u rikthyer dy herë në të njëjtin vend, për të ardhur në mes të nëntorit në Tiranë.

©Lapsi.al  

 



13 Comments

    1. Një mute jane si si Turqit, shqip foles. Si Turqit e Turqise kemi të njëjtin mentalit prandaj ne jemi shume mbrapa vendeve përdimore dhe atyre Evropjane se pse ne jemi një lloje si vendet myslimane dhe ato Lindore. Vjedhje, vrasje dhe dhune ku do në familje dhe në shoqrie prandaj edhe ullheqsit i kemi Turqe muti dhe hajdute. Edi Rama, Sali Berisha, ilir Meta dhe Erdogani jane një muttttee një mentalitet hajdute dhe njerze shume të poshter

  1. Ta gezoni ligjin e Agjitacion propagandes . Pra sot e tutje Ramazoni qe eshte disinformuesi numer 1 vendos kush thote te verteten

  2. Edi Rames I kane mbetur akoma skrupuj?! Mbase ka me pak liri veprimi Sulltani pa per skrupuj do i tregonte me gishtin e tij se cilet gazetari jane per ei-edukim e ri-formatim po deshe…

  3. hakërrim i Berishës vinte pas përpjekjeve të tij për të joshur deputetin në fjalë, të cilin gjashtë muaj më pare, në kulmin e luftës me të, e kishte akuzuar po vet për aferën “Babalja”. Nëse Salianji do kishte qëndruar besnik me Bashën, tani gjyqi do kishte mbaruar dhe ai do ishte dënuar. Fakti që ai shkoi nga Berisha, për të marrë mbështetjen e tij funksionoi dhe ne jemi dëshmitarë të një drejtësie karikaturë, përballë presionit të Sali Berishës.

  4. Hajdut , Diktator , Genjeshtar, Percares, Genjeshtar, Pervers, e te tjera jane karekteristikat e emrave me poshte !! thotë:

    Edie Rrexhepi ose Vlado Edi mund ta quajme dheGorja i Ballkanit por emri me i bukur per Edi Hajdutin mund te jete Zagari Global !!!

  5. Kryetari i Sindikatës për Arsimin e Lartë, Aleksandër Kovaçi i cili drejton grevën e pedagogëve është një ish zyrtar i lartë i SHIK në kohën e Bahskim Gazidedes, të cilën e ka fshirë nga biografia e tij. Ai ka punuar si zëvendësdrejtor i Departamentit të Analizës në kohën e Bashkim Gazidedes deri në vitin 1998

  6. Pedagogu i PD në krye të protestës te Mjekësia, kërkon rritje të pagës, por bën pushime me jahte në jug. Drejtuesit e tjere, pjese e PD,dardan shpellkari po nuk te pelqyen te vertetat shko mbaju shishen e shurres spiuneve salih metaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *