• |
ide | kryesore

Mes bojkotit dhe mësimit, studentët sot nisin vitin akademik

-Instant, Lajme, Të fundit
studentet viti i ri akademik



Sot ka nisur viti i ri akademik për studentët në universitetet publike shqiptare. Në disa universitete është parashikuar të protestohet për të paktën dy orë. Në të tjerë, mësimi do të vijojë normalisht. Sindikata e Punonjësve të Universiteteve paralajmëroi dy ditë më parë se do të përshkallëzojë protestat, për shkak se nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar ndaj kërkesave të saj.

protestën e tyre të fundit, ata njëzëri deklaruan se përderisa kërkesat e tyre nuk ishin përmbushur, do të ndërmerrnin masën drastike për të mos nisur punën në vitin e ri akademik. Mbështjetje pedagogët kanë kërkuar edhe nga studentët. Ata janë shprehur në media se e gjithë kjo bëhet për ta. Me rritjen e pagës do t’u ofrohet një shërbim sa më cilësor dhe diplomat do të kenë vlerë në Perëndim.

Sindikata ka refuzuar propozimin e qeverisë për rritjen me 15% të pagave, 7% nga qeveria dhe 8% nga buxheti i vetë universiteteve. Pedagogët kërkojnë rritje të rrogës më 50% brenda dy viteve. Bojkotit nuk do t’i bashkohet Universiteti i Mjekësisë dhe ai Bujqësor.

Të dielën, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, injoroi paralajmërimin për protesta. Ajo ka uruar të gjithë pedagogët për nisjen e vitit të ri, duke mos adresuar shqetësimet e tyre.



1 Comment

  1. Tani me këtë vardisje të tij publike, ai ka thyer më shumë zemra grash dhe ka fituar një grua me zemër të akullt, e cila shijon poshtërimin e Doktorit por jo vardisjen e tij. Kështu që të gjithëve u duhet Grida tek Doktori. Sidomos kundërshtarëve të tij. Zemërthyerat e “Foltores” që ende nuk kanë marrë akoma dekoratat e luftës, tani duhet të kenë idhull dekoltenë e Gridës. Ndërsa ato që e kishin afër Gridën dhe u iku, natyrisht janë më të qeta. Edhe ata e duan tek Doktori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *