• |
ide | kryesore

“Qeveria ka tre ditë kohë të heqë dorë”, pedagogët paralajmërojnë bojkot të hënën

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve, Sandër Kovaçi, tha se nëse qeveria nuk do të plotësojë kërkesat e tyre ata do të bojkotojnë vitin akademik. Në protestën e sotme të pedagogëve, Kovaçi u shpreh se bojkoti do të jetë i pjesshëm.
“Data 17 është në fuqi pasi qeveria kokëfortë nuk dëshiron që të lëvizë. Ne nuk kërkojmë të prishim festën e studentëve të rinj dhe prindërve të tyre. Pas prezantimit të studentëve të rinj në orën 08:00 deri në orën 10:00, përfaqësues të Sindikatës do të jenë aty për t’u shpjeguar studentëve pse lëvizja jonë është edhe lëvizja e tyre. Orët 10:00 deri në 12:00 do të jemi para fakulteteve çdo ditë.”, u shpreh Kovaçi.

Pedagogët e kanë vijuar dhe ditën e sotme protestën për rritje pagash dhe mbështetje financiare për kërkimet shkencore. Duke folur në protestë një pedagog i Universitetit të Sporteve tregoi se është shkarkuar nga detyra e dekanit të fakultetit. Motivi i vetëm i shkarkimit ishte se në ato që ai ka shkruar kanë përmbajtje të theksuar mjekësore.



2 Comments

  1. Në procesverbalin e miratimit të kësaj rezolute të Dick Marty që inkriminonte UÇK-së në janar të vitit 2011, nga delegacioni Parlamentit shqiptar votoi pro rezolutës së Dick Marty, kryetari i grupit, Ilir Rusmali, atëherë deputet i PD-së, ndërsa Damian Gjiknurit dhe Shpëtim Idrizit votuan kundër. Kurse pjesa tjetër e delegacionit shqiptar nuk ka qenë prezent.

  2. Po keto petagaget qe na kerkojin qiqra ne hell ku i gjejin parat per te marr autoplandat dhe medjat per te ber proteste turp per keta petagog injorant dhe te pangopur kujtojin keta lloji petagogesh se jan te pazevendesueshem ka plot ekselent qe kan mbaru universitetin dhe masterin me dhjeta apsolut qe mund ti zevendesojin keta lloji idjotesh petagoge qe kerkojin qiqra ne hell

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *