• |
ide | kryesore

Ndërpritet sërish energjia elektrike në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia

-Instant, Lajme, Planet



Në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia është ndërprerë sërish energjia elektrike, si pasojë e bombardimeve ruse, sipas The Guardian.

Terroristët rusë qëlluan edhe një herë në nënstacionet e infrastrukturës kritike në territorin në kontrollin e Ukrainës, si rezultat i së cilës në orën 03:59 u ndërpre linja e fundit e komunikimit 750 kV ZANP – Dniprovska.

Gjithashtu transformatori rezervë është fikur dhe janë ndezur gjeneratorët me naftë.

I bëjmë thirrje edhe një herë komunitetit ndërkombëtar që të marrë masa për çmilitarizimin e termocentralit sa më shpejt të jetë e mundur, tërheqjen e të gjithë personelit ushtarak rus nga territori i uzinës dhe qyteti i Energodarit dhe kthimin e termocentralit bërthamor në kontrollin e plotë të Ukrainës për hir të sigurisë së të gjithë botës”, thuhet në njoftim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *