• |
ide | kryesore

Familja e George Floyd kundër Kanye West

-Instant, Paparazzi, Slider



Familja e George Floyd po përgatit një padi kundër Kanye West për komentet e tij.

“Familja e George Floyd po shqyrton një padi për deklaratat e rreme të Kanye në lidhje me ndarjen e tij nga jeta”, shkroi në Twitter të dielën avokati i familjes, Lee Merritt.

Floyd  u vra në maj 2020 nga oficeri i policisë së Minneapolis Derek Chauvin. Ndërsa polici u dënua, West pretendoi se Floyd ndërroi jetë nga një mbidozë me fentanil. “Ata e goditën me fentanil”, pretendoi fituesi i Grammy-t, gjatë një interviste për “Drinks Champs”. “Nëse shikoni videon me vëmendje, gjuri i policit nuk ishte në qafën e tij.”

Padia vjen pasi West bëri bujë për postimet e tij antisemitike në mediat sociale dhe më pas u kufizua nga aplikacionet Instagram dhe Twitter. Tani ai ka rënë dakord të blejë platformën Parler.

“Kjo marrëveshje do të ndryshojë botën dhe do të ndryshojë mënyrën se si bota mendon për lirinë e fjalës. Ye po bën një lëvizje në hapësirën e medias së fjalës së lirë. Edhe një herë, Kanye po dëshmon se është një hap përpara narrativës së trashëgimisë mediatike”, tha George Farmer, shefi ekzekutiv i kompanisë mëmë të Parler, Parlement Technologies./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/10/17/deklarat-bombastike-te-kanye-west-marin-nje-drejtim-tjeter/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *