• |
ide | kryesore

Nënkryetari i PD: Pati rezultate në takimin Paloka-Bardhi

-Instant, Arkiva, Lajme
boçi



Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se bisedimet me grupin tjetër brenda partisë janë duke përparuar. Në një intervistë në Euronews Albania, ai tha se ka pasur edhe rezultate nga këto bisedime. Sipas Boçit ka edhe disa deputetë që janë afruar.

“Sinqeriteti ka të bëjë me ekzistencën apo jo të vullnetit politik. Nuk jemi në rrafshin e marrëdhënieve njerëzore. Jemi në rrafshin e marrëdhënieve politike. Ai që duhet të dominojë është vullneti për të zgjidhur këtë mosmarrëveshje. Në këtë rast, ne jemi duke bërë bisedime me deputetë që kanë mendime të ndryshme.

Nuk kemi një grup të formatuar. Edhe brenda deputetëve ka diversione të ndryshme. Bisedimet tashmë janë në evolucion e sipër. Ne kemi biseduar dhe ka pasur edhe rezultate. Ka pasur deputetë që janë afruar, pra kemi korrur një lloj rezultati”, – theksoi Boçi.

Pas mbledhjes me grupin e PD, deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj deklaroi se partia duhet të dalë me një kandidat të vetëm, për çdo bashki në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Më herët gjatë ditës së sotme, Gazment Bardhi dhe Edi Paloka qëndruan në takim kokë më kokë për rreth 90 minuta në një nga lokalet e Tiranës. Pas takimit, të dy refuzuan të jepnin detaje rreth asaj që kishin biseduar, por deklaruan se do të ketë një takim të dytë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *