• |
ide | kryesore

Kanye West: Nuk pendohem për komentet ndaj popullit hebre

-Instant, Paparazzi, Slider
Balenciaga


Kanye West ka folur së  fundmi për komentet e tij antisemite. Reperi diskutoi rreth deklaratave në lidhje me hebrenjtë me Piers Morgan gjatë një speciale dy-orëshe.

Në një klip paraprak të postuar të mërkurën, transmetuesi britanik pyeti West  nëse i vinte keq për situatën e krijuar. “A të vjen keq për komentet që bëre?” tha Morgan për të cilën West u përgjigj: “Jo. Absolutisht jo.”

Pasi personaliteti i medias i tha muzikantit se postimet e tij ishin “po aq raciste sa çdo gjë që thoni se keni kaluar dhe çdo dhimbje që keni përjetuar”,Kanye shtoi  me vetëkënaqësi: “Po, kjo është arsyeja pse e thashë”. Piers vazhdoi të shtynte  Ye të fliste , duke i thënë: “Pra, e thatë duke e ditur se është raciste? “Po. Kam luftuar me zjarrin.”

Ai më pas përmendi  thënien e vjetër se “njerëzit e lënduar i lëndojnë njerëzit”, duke i shpjeguar Morganit: “Unë u lëndova”.

Përveç kërcënimeve për popullin hebre, reperi ofendoi Kim Kardashian,Pete Davidson, Puff Daddy dhe John Legend, të cilët kanë folur kundër sjelljes së tij. Si rezultat ai u ndalua përkohësisht nga Instagram dhe Twitter. /Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/10/17/deklarat-bombastike-te-kanye-west-marin-nje-drejtim-tjeter/


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *