• |
ide | kryesore

Pinterest shton funksionin e ri, i ngjashëm me TikTok

-Instant, F1, Stil



Pinterest ka shtuar së fundmi një opsion të ri për përdoruesit.

Kompania njoftoi se do i lejojë ata të shtojnë muzikë në postimet e tyre video, të quajtura Idea Pins. Etiketat diskografike që marrin pjesë janë Warner Music Group, Warner Chappell Music, Merlin dhe BMG, sipas një postimi në blogun e Pinterest. Katalogu i disponueshëm përfshin këngë nga artistë si Ed Sheeran, Paramore dhe Twenty One Pilots.

“Muzika luan një rol jetik në fuqizimin e  krijuesve që frymëzojnë çdo ditë në Pinterest,” tha Malik Ducard, Shefi i Përmbajtjes, në një deklaratë. “Ne jemi të emocionuar të bashkëpunojmë me kompanitë për të sjellë këngët më të fundit në platformën tonë.”

Pinterest, i njohur kryesisht si një platformë për të organizuar imazhe, prezantoi Idea Pins në vitin 2021. Idea Pins janë të ngjashme me videot në TikTok dhe reelsnë Instagram, duke i lejuar krijuesit të ngarkojnë klipe të shkurtra që shikuesit mund t’i shfletojnë. Përdoruesit mund të pëlqenin dhe të komentonin në Idea Pins. Korrikun e kaluar, platforma shtoi edhe etiketimin e  produkteve, duke i lejuar ata të fitojnë para përmes shitjeve./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/10/19/tiktok-se-shpejti-nje-funksion-te-ri-vetem-per-te-rriturit/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *