• |
ide | kryesore

Policia: Lear Kurti nuk u dhunua, në stomak iu gjet një qese

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
policia



Agjencia e Mbikqyrjes Policore reagoi për mediat së bashku me Prokurorinë e Tiranës për vdekjen shokuese të 32-vjeçarit Lear Kurti. I riu humbi jetën pasi u shoqërua në komisariat. Sipas AMP-së, nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e tij. Por detaji i ri që konfirmohet zyrtarisht në këtë njoftim nga Policia dhe Prokuroria është se ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi një qese të vogël brenda stomakut të të riut.

Policia thotë se qesja mund të ketë qenë me lëndë narkotike.

Duke marrë parasysh se Lear Kurti u arrestua pas një ndjekjeje nga policët mbrëmjen e djeshme, detajet që zbulohen nga ky njoftim të çojnë në vetëm një konkluzion. Se Lear Kurti ka vrapuar për t’iu shmangur kontrollit të kërkuar nga policët pasi posedonte lëndë narkotike. Gjatë vrapit 200-metërsh të shtjelluar më poshtë në deklaratë, ai mund ta ketë gëlltitur qesen më drogë. Pra ky do të ishte edhe shkaku i vdekjes së tij, mbidoza.

Megjithatë dyshimet për ngjarjen janë të shumta. Pas përhapjes së lajmit të vdekjes, policia reagoi duke thënë se i riu kishte humbur jetën nga epilepsia. Kjo deklaratë shkaktoi zemërimin e familjarëve, të cilët reaguan për mediat duke thënë se djali i tyre nuk vuante nga kjo sëmundje.

Opinioni publik tregoi interes të lartë për ngjarjen. Pyetja që ngrihet është nëse kemi të bëjmë me një rast “Klodian Rasha 2”. ©LAPSI.AL 

Njoftimi i përbashkët për media i Prokurorisë Tiranë dhe Agjencisë së Mbikqyrjes Policore:

Në datë 19.10.2022, ora 23:07, punonjësit e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, gjatë patrullimit në Rr. “Riza Çuka” në zonën e Laprakës kanë konstatuar një person duke qëndruar përpara një biznesi privat, për të cilin kushtet dhe rrethanat diktonin nevojën e një verifikimi.

Në momentin kur punonjësit e Policisë, i kanë kërkuar dokumentin e identifikimit, shtetasi është larguar me vrap. Duke mos iu bindur kështu thirrjeve të njëpasnjëshme të punonjësve të Policisë për të ndaluar. Pasi ka vrapuar për rreth 200 metra, i ndjekur nga patrulla e Policisë, mes rrugicave midis rrugës “Riza Çuka” dhe “Don Bosko”, ai është kapur dhe ndaluar nga punonjësit e Policisë, vend në të cilin kanë qëndruar 7 minuta.

Në vijim, pasi është qetësuar, shtetasi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3. Aty ka shfaqur probleme shëndetësore, gjë e cila ka diktuar dërgimin në Spitalin e Traumës. Aty është konstatuar humbja e jetës.

Nga veprimet hetimore të kryera, është dokumentuar i gjithë itenerari dhe veprimet e punonjësve të Policisë nga momenti kur shtetasit i kërkohet të identifikohet deri në shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të policisë Nr 3.

Ky itenerar pasqyrohet në pamjet filmike të admnistruara nga 5 kamera të vendeve të ndryshme, deklarimet e personave të pranishëm, mes tyre dhe dy shtetas shokë të viktimës, si dhe nga deklarimet e punonjësve të Policisë.

Lexo më tej: Kurti vdiq në duart e policisë, sa qëndrojnë alibitë 

Nga veprimet hetimore në vazhdim janë dhe këqyrja e kufomës në prani të stafit mjeko-ligjor, nga e cila nuk rezulton që në trupin e viktimës të ketë dëmtime apo shenja dhune. Në kyçe konstatohen shenjat e krijuara në momentin e prangosjes.

Nga autopsia e kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore, rezultoi se në stomakun e viktimës është gjetur një qese plastike e çarë me ngjyrë të bardhë me përmasa 5×5 cm, e dyshuar si ambalazh i lëndës narkotike, e cila i është nënshtruar ekzaminimit në Institutin e Policisë Shkencore. Gjithashtu nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, vijojnë ekzaminimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Nga analiza e kryer e provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimeve, si pamje filmike, këqyrje dhe ekzaminime mjeko-ligjore, nuk evidentohen veprime të kundraligjshme të punonjësve të Policisë, gjatë dhe pas shoqërimit të shtetasit L.K., 32 vjeç.
Për sa më sipër, AMP nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë vijon hetimet për të sqaruar dhe zbardhur shkakun e vdekjes dhe rrethana të tjera të ngjarjes.

Lexo më tej: Vdekja e të riut ende mister/ Familjarët e viktimës presin dorëzimin e trupit 



14 Comments

  1. Nese kjo eshte e vertete atehere analizat e gjakut do ta nxjerrin nese i ndjeri ka mbidoze te substancave narkotike. Jam kureshtar te di nese i jane kryer analizat e gjakut gjate “ekspertizes mjeko ligjore” dhe do te doja ta krahasoja kete ekspertize me ate te nje spitali jashte vendit.

  2. Policia thote qe ju gjet nje qese qe mund te kete qene me lende narkotike, po mire a nuk i bete analizat e “qeses” dhe si doli perfundimi autopsise qe flisni me hamendje?Ju duheni var ke cengeli kasapit deri sa tju dali shpirti o njerez katila qe ju duket vetja te forte vetem pse keni nje uniforme.Ju mire qe te vrisni por dhe te poshteroni pasi kujtoni se jeni te paprekshem por mos harroni se do vije dhe dita juaj mor bythqira

  3. Ky versioni i droges ne stomak eshte me koti dhe me absurdi qe keta langaraq me uniforme kane imagjinuar .
    Ne 300 m ndjekje e kishte hedhur 300.000 here . Kjo polici eshte e frikshme , me shume ngjajne si kriminela me uniforme qe vrasin e presin sesa polica qe duhet te na mbrojne .

  4. Trafikantet e kriminelet jane te lire dhe majmen ne luks.korrupsioni dhe oligarket dhjamen me paret tona. Kriza boterore po shperthen..dhe ne duart e pergjakura te policeve vdes nje djale i ri me nje qeske droge?? Keto jane prioritetet e policise??

  5. Vdekje nga mbidoza dallohet ne menyre te shpejte nga mjeksia ligjore..me qese pa qese od kuptohet menjeher me nje kontroll fizik dhe nje analize te thjesht para se me fillu me kerku per qese.

  6. hahahahahahahhaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
    aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa …………..
    sa qesharak jeni o plehra me uniforme

    1. Po mirë s’kishte mundësi ta hidhte? Një qese ishte!!! Mënyrë për të larë duart kjo deklaratë.Ndjej keqardhje për djalin dhe për familjen që e ka rritë për më tepër që i njoh personalisht pasi kemi qenë komshi në Laprakë.

  7. Policia e Mut bRrumbullakut ka filluar shef filma ne NETFLIX dhe kujton se po na ben per budalla. O idioter qeset kartelet e droges ua fusin korriereve ose ne gjuhen e tyre “mule”vetem kur ata duhet ta kalojne neper aeroporte dhe behet fjale per sasi me te medha dhe jo me nje qese qe shume mire mund ta hidhte kudo

  8. U dhunua, u keqtrajtua apo nuk u ndihmua ne kohe nga policia per te thirrur urgjencen, te tri rastet tregojne vetem sjelljen kriminale te policise politike te mavrise ndaj te ndaluarve, me ose pa te drejte.

    Vdekjet ne paraburgim qe quhen vetevrasje, ashtu si edhe ne burgje e deshmojne kete trajtim, ne shkelje te plote te te drejtave te njeriut.

    Ministria e Brendeshme duhet te kontrolloje me analiza policet per perdorim droge, sepse kjo sjellje nuk ka te beje me detyren qe kane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *