• |
ide | kryesore

Qeveria e Kosovës reagon mbi “drafin gjerman” për Asociaconin serb

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
asociaconin



Qeveria e Kosovës ka reaguar pas drafteve të publikuara në media për Asociacionin të komunave me shumicë serbe. Sipas qeverisë asociacionet me karakter themeltar etninë, bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

Në një përgjigje për Gazetën Express, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu tha se komunitetet jo-shumicë në Kosovë kane nevojë për integrim dhe jo për izolim.

“Qëndrimi ynë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është i njohur, i qartë dhe i njëjtë. Asociacione që karakter themeltar kanë etninë bien ndesh me Kushtetutën e Republikës sonë dhe vet karakterit e shtetit tonë. Për më tepër, komunitetet jo-shumicë kenë nevojë për integrim, jo izolim”, – ka thënë Kryeziu.

Ai nuk e ka quajtur draft gjerman, atë që sot u publikua në media, veçse një draft pa autor.

“Sa i përket dokumentit që ka qarkulluar sot në media, ai përveçse draft, është pa autor. Në anën tjetër ne jemi Qeveri e Republikës së Kosovës që kemi kushtetutshmëri dhe ligje të cilat i mbrojmë dhe respektojmë”, – ka deklaruar zëdhënësi i Qeverisë.

Mediat publikuan një draft-statut për themelimin e Asociacionit. Aty ku thuhet se prapa tij qëndron qeveria gjermane. Mbi Qeverinë e Kosovës është shtuar presioni ndërkombëtar për zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin dhe përmbylljen e marrëveshjes me Serbinë. /LAPSI.al

LEXO EDHE: Ndërhyrja e Escobar/ Të tjera detaje për dialgoun Kosovë – Serbi

Weber: Dialogu Kosovë-Serbi po i kthehet thelbit, por marrëveshja është larg

Weber: Dialogu Kosovë-Serbi po i kthehet thelbit, por marrëveshja është larg



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *