• |
ide | kryesore

Ndizen qirinj para kryeministrisë për Lear Kurtin (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
qirinj



Qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile protestuan mbrëmjen e së premtes për vdekjen e të riut Lear Kurti në duart e policisë. Ata u mblodhën fillimisht para Ministrisë së Brendshme. Qytetarët kërkuan drejtësi për vdekjen e 32-vjeçarit. “Kupa u mbush”, “Policisë po i ngelin në dorë djemtë shqiptarë”, – ishin disa nga pankartat e tyre. Qytetarët kërkuan zbardhjen e rastit. Më pas ata u zhvendosën përpara kryeministrisë. Aty u ndezën qirinj.

Protestat civile para Ministrisë së Brendshme kanë qenë të përsëritura gjatë muajve të fundit. Në muajin korrik, aty u protestua për vdekjen e Jonadës. Vajza 7-vjeçare u godit për vdekje nga gomonia që drejtonte polici Arjan Tase në plazhin e Potamit në Himarë. Protesta të dhunshme pati për disa ditë edhe në dhjetor të 2020 për vrasjen e Klodian Rashës. Ai u qëllua nga një patrullë pasi kishte thyer orën policore.

Si u vra Lear Kurti

Mbrëmjen e së mërkurës Lear Kurti ishte duke lëvizur në këmbë në rrugën “Riza Çuka”. Një një patrullë e komisariatit nr 3 i ka kërkuar të ndalonte, por 32-vjeçari nuk iu bind duke u larguar me vrap. I riu u kap nga policia në rrugën “Don Bosko”. Në njoftimin paraprak AMP tha se gjatë shoqërimit 32-vjeçari ka shfaqur probleme shëndetësore. Për këtë është kërkuar ndihma e urgjencës. Duke qenë se gjendja e të riut po përkeqësohej si u dërgua me mjetet e policisë në spital ku ndërroi jetë.
qirinj 11
Sipas njoftimit, nga autopsia e kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore, rezultoi se në stomakun e viktimës është gjetur një qese plastike e çarë me ngjyrë të bardhë me përmasa 5×5 cm, e dyshuar si ambalazh i lëndës narkotike, e cila i është nënshtruar ekzaminimit në Institutin e Policisë Shkencore.

Nuk rezultoi që në trupin e viktimës të ketë dëmtime apo shenja dhune. Në kyçe u konstatuan shenjat e krijuara në momentin e prangosjes. Opozita e ka cilësuar këtë një tjetër vrasje shtetërore. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Ndizen qirinje para kryeministrise per te gjithe militantet e PD-se qe kane ngel pa vend pune qyl shtet.

    Qe nga viti i larget 2013.

    Ja prisni edhe pak, se erdhi revolucioni Berishist. AI i shtatorit iku. Edhe ky i tetorit po perfundon.

    Por andej nga nentori, dhjetori dhe me siguri vitin tjeter, do ta hedhim qeverine e krimit.

    Dmth. mbajeni me shkume! :DDD

  2. zonjën Kalaja e ka futur në burg Berisha.

    Sali Berisha në vitin 2011, në Krujë, për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumenti. Më vjen shumë keq që zonja Kalaja vuan nga “Sindromi i Stokolmit”, i shërben zotit Berisha. Njerez qe ju pelqe te vendosin qirinj sa here ju thote salih karaxhic berisha po spiuni metaj pse nuk ishte,dini gje ju shpellkare

  3. Ka qenë e qartë gjithë kohë se Berisha ishte njeriu që vendosi Bashën në zyrën partiake, ashtu si e kishte vendosur në kreun e komitetit të politikave, si e kishte vendosur tri herë ministër, dhe në fund, si kishte futur duart deri në bryl në kutitë e votimeve vendore, për ta bërë kryebashkiakun e Tiranës. Për më shumë se 16 vite Basha ishte i përzgjedhuri i Berishës, i përkdheluri i familjes Berisha, beniamini i tyre, zëdhënësi dhe i dëgjueshmi, ishte ylli në ngjitje dhe i domosdoshmi, dhe shpesh-herë ka qenë e mundur që ati i tij shpirtëror, më shumë të ketë dashur birin e gjetur, sesa birin natyral.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *