• |
ide | kryesore

Tjetërsuan pronat nëpërmjet korrupsionit, nis hetimi për dy biznesmenët në Sarandë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Sarandës ka nisur hetimet lidhur me një sipërfaqje të madhe tokash në vendin e quajtur Sorone, në Xarë të Konispolit. Bëhet fjalë për të ashtuquajturat “Tokat e Bufit”, të cilat i pretendojnë 45 familje të zonës si kompesim për tokat e përmbytura.

Në fakt këto familje kanë marrë premtim nga pushtetarë lokalë e qëndrorë per t’u kompesuar në 140 ha tokë të lirë, por kjo ka mbetur ende në letra gjysmake. Siç ka zbuluar policia, pronarë në këto toka janë bërë dy shtetas nga Delvina, për të cilët organet e rendit dyshojnë se përmes korrupsionit dhe falsifikimit të dokumentave, janë bërë pronarë, madje duke e rregjistruar edhe pranë ASHK Sarandë në 3 vjeçarin e fundit.

Policia doli sot në një komunikatë zyrtare duke u shprehur: “Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit K. M., 54 vjeç dhe H. M., 60 vjeç, pasi dyshohet se nëpërmjet korrupsionit dhe falsifikimit të dokumenteve, kanë përfituar sipërfaqe toke, në zonën e Soronesë, Xarë.

Bëhet fjalë për Kastriot Metaj e Hektor Myftarin, dy biznesmenë nga Delvina, të cilët nga ana e tyre pretendojnë se e kanë siguruar këtë pronë në mënyrë të ligjshme.



1 Comment

  1. shikoni ne Borsh.eshte bere kerdia me pronat.deklarojne nga 300m katrore oborr kur ne te vertet kane nga 3000 m katrore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *