• |
ide | kryesore

Salman Rushdie humb shikimin nga një sy dhe lëvizjen e një dore nga sulmi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
salman rushdie



Shkrimtari Salman Rushdie ka humbur shikimin në njërin sy dhe përdorimin e njërës dorë. Kjo si pasojë e goditjes me thikë në Nju Jork në gusht.

“Ai ka rreth 15 plagë të tjera në gjoks. Ishte një sulm brutal”, – tha Andrew Wylie, një agjent i tij me bazë në Nju Jork, për gazetën spanjolle El País.

Wylie tha se nuk mund të zbulonte vendndodhjen e romancierit. Rushdie është përballur prej kohësh me kërcënime me vdekje për romanin e tij të vitit 1988 “Vargjet Satanike”. Shumë myslimanë e konsiderojnë librin si blasfemi. Personi i akuzuar për sulmin, Hadi Matar, 24 vjeç, i lindur në SHBA, është deklaruar fajtor për tentativë vrasjeje.

“Ai ka humbur shikimin e njërit sy. Ka 3 plagë të rënda në qafë. Njëra dorë është e paaftë sepse i ishin prerë nervat në krah” – tha agjenti. I pyetur nëse autori ishte ende në spital, ai u përgjigj: “Nuk mund të jap asnjë informacion për vendndodhjen e tij. Ai do të jetojë… Kjo është gjëja më e rëndësishme.”

Sulmi ndodhi në Institutin Chautauqua në shtetin e Nju Jorkut më 12 gusht. Rushdie ishte gati të mbante një fjalim për mënyrën sesi SHBA ka shërbyer si strehë për shkrimtarët. Romancieri u detyrua të fshihej për gati 10 vjet pas botimit të Vargjeve Satanike. Shumë myslimanë thanë se portretizimi i Profetit Muhamed fyente besimin e tyre.

LEXO EDHE: Salman Rushdie: Bota ka ndryshuar, tani “fake news” dalin nga Shtëpia e Bardhë

Ai u përball me kërcënime me vdekje edhe nga udhëheqësi i atëhershëm iranian, Ayatollah Ruhollah Khomeini. Ai nxori një fetva – apo dekret – duke bërë thirrje për vrasjen e Rushdie. Për këtë ai vendosi një shpërblim prej 3 milion dollarësh për kokën e autorit. Fetvaja mbetet aktive dhe megjithëse qeveria e Iranit është distancuar nga dekreti i Khomeinit. Një fondacion fetar pothuajse zyrtar iranian shtoi 500 mijë dollarë të tjera në shpërblim në 2012.

“Rreziku kryesor është ai me të cilin ai u përball për shumë vite pas vendosjes së fetvasë. Tani del një person i rastësishëm nga askund dhe sulmon. Pra, nuk mund të mbrohesh nga kjo. Është krejtësisht e papritur dhe e palogjikshme. Ishte si vrasja e John Lennon” – tha ai.

Rushdie lindi në Indi në vitin 1947. Ai u dërgua në shkollë me konvikt në Angli përpara se të studionte në Universitetin e Kembrixhit. Në vitin 2007, ai u shpall kalorës për shërbime në letërsi. Sulmi pasoi një valë mbështetjeje për të ndërsa ajo u konsiderua gjerësisht si një sulm ndaj lirisë së shprehjes. ©LAPSI.al



5 Comments

      1. New Yorku ka marre tatepjeten me kohe. Me bythzij qe vrasin, vjedhin, shtyjn njerzit ke rrotat e trenit e si hyn gjemb ne kembe. Me palikarsa te sojsorrollopit lgbtq dhe shume monstra te kesaj menxyre qe kan mbeshtetjen maksimale nga qeveria e Xho varkarsit dhe ajo lokale. Me prokurore bythzeze qe thote po diskreminohemi dhe qe devizen e konkurimit e ka ti biem ne koke pales tjeter etj etj. Nje LLUMHONE pa lidhje dhe i rrezikshem ky esht i “famshmi” new york sot. U boj thirrje bashkatdhetareve qe jan ne veshtirsi momenti dhe i rren menja per ameriken: Mos e hani at tek. KAQ.

  1. Mediast amerikane japin perdite lajme mbi rritjen e kriminalitetit sidomos ne zonat ku qeverisin demokratet dhe sidomos New York dhe LA.. Jo me larg se 2 jave me pare nje vajze u rrha brutalisht ne aeroportin e Laguardia. Vete hRudy Giuliani deklaroi javes qe shkoi qe ky nuk eshte New Yorku te cilin ai e beri zap per 20 vjet perfshi ketu dhe futjen ne burg te anetareve te 5 familjeve me te medha mafioze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *