• |
ide | kryesore

Dyshohet se abuzoi me të miturën, arrestohet 19-vjeçari në Mallakastër

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 19-vjeçar nga Mallakastra është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare. Mësohet se i riu L.B. është arrestuar pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ai akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bazuar në inteligjencë informative, kapën dhe ndaluan shtetasin:
-L. B., 19 vjeç, banues në Mallakastër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 05.04.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”. 19-vjeçari, dyshohet se në qershor të vitit 2021, ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 15 vjeçe, pa dëshirën e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



2 Comments

  1. Nese eshte e vertete plaseni brenda ne burg djalin per shume vite por me lind dyshimi se perse u kujtua tani vajza per ta paditur?
    Dhe si do ta vertetoje ajo dhe prokuroria pa vizite mjekesore maredhenien seksuale me dhune (te ndodhur disa muaj para)? Kush tha ,se fjala bie, nuk ka kryer maredhenie me deshire dhe me pas prej ndarjes ka nderruar mendje dhe e ka paditur? Shpresoj qe dikush t’ua kete shpjeguar si asaj dhe prinderve qe padia e rreme (nese eshte ky rasti) denohet gjithashtu si veper penale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *