• |
ide | kryesore

Ten Hag i jep fund dënimit të Cristiano Ronaldo: portugezi kthehet në stërvitje me ekipin e parë

-Instant, Sport
Ten Hag



Mbyllet çështja Cristiano Ronaldo te Manchester United. Kampioni portugez u rikthye në stërvitje me ekipin e parë, pasi vendosi paqen me teknikun Ten Hag. CR7 mori pjesë sot në seancën me shokët e tij të skuadrës në Carrington dhe është në garë për të luajtur kundër Sheriff Tiraspol. Portugezi mund të kthehet në fushë në Europa League, në Old Trafford, të enjten mbrëma. Ronaldo, që përfundoi jashtë skuadrës dhe mungoi kundër Chelsea, u detyrua të stërvitej i vetëm. Gjithashtu Ronaldo u gjobit për refuzimin e hyrjes në fushë në fund të sfidës kundër Tottenham. Gjest që CR7 e pasoi edhe me largimin nga pankina para bilbilit të fundit.

Qetësia (të paktën tani për tani) është rikthyer mes Ronaldo dhe Ten Hag. Marrëdhënia e stuhishme mes tyre kulmoi, javën e kaluar, me gjestin flagrant të CR7 në ndeshjen kundër Tottenhamit. Sot të dy janë takuar në qendrën stërvitore. Portugezi me sa duket ka kërkuar falje dhe gjithçka është zgjidhur për të mirën e skuadrës.

Lexo më tej: Manchester United dënon gjestin plateal të CR7: Ronaldo jashtë skuadre, nuk grumbullohet për Chelsea

Më shumë se një paqe, historia ka konturet e një armëpushimi. E sigurt është se Ronaldo në janar do të bëjë gjithçka për të ndryshuar ambjent. E këtë herë tekniku holandez nuk do ta kundërshtojë shitjen. Problemi është se, për momentin, për kampionin 37-vjeçar nuk ka asnjë ofertë. Përveç ligave ekzotike, hipoteza që nuk e ngacmojnë shumë ‘mbretin’ e Champions League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *