• |
ide | kryesore

Afati për targat/ Albin Kurti sërish nën presionin e SHBA

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
Albin Kurti dhe ceshtja e targave, Kosovë



Në 31 Tetor përfundon afati i zgjatuar për riregjistrimin e targave të mjeteve që hyjnë nga Serbia në Kosovë. Pavarësisht se riregjistrimi i targave është pjesë e marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel nga serbët, megjithëse Kosova e shtyu një herë afatin e 31 Korrikut, sërish Albin Kurti e gjen veten në pozicionin e atij që refuzon këshillat e SHBA dhe Bashkimit Europian.

Presioni më i fortë për të bërë një hap pas i vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fillimisht qe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier që artikuloi mundësinë e zgjatjes së afatit të vendosur për regjistrimin e automjeteve me targa RKS.

“Ne kemi shprehur shqetësime që në fillim dhe vazhdojmë t’i shprehim për afatin kohor të zbatimit. Mesazhi për Qeverinë e Kosovës është se ne besojmë se duhet më shumë kohë, se nuk jemi të kënaqur me afatin e shkurtër, sepse kjo është e vështirë për njerëzit dhe është e lodhshme. Shpresojmë të ketë një zgjatje” u shpreh ai rreth dy javë më parë.

Lexo edhe: Oferta e Vuçiçit për tregti/ Albin Kurti i kërkon të pranojë masakrat në Kosovë

I drejtpërdrejtë ishte zv.Ndihmës Sekretari për Shtetin për Evropën, Gabriel Eskobar që foli nga Kanali 10 në Beograd. Mesazhi për Kurtin erdhi pas takimeve që Eskobar kishte pasur me serbët.

“Dua të filloj duke thënë se Kosova ka të drejtë që ta zbatojë këtë, por ne duam të zbatojmë në një formë paqësore dhe që nuk i ngre tensionet e që nuk na shpërqendron nga disa gjëra që duhet t’i bëjmë. Nuk është sekret që ne kemi kërkuar një periudhë më të gjatë të zbatimit dhe kemi kërkuar edhe 10 muaj të tjerë. Do të doja ta shihja këtë që të ndodhte. Kjo nuk është vetëm kërkesë e SHBA-së, por e gjithë QUINT-it. Dhe, kjo është për shkak se ne jemi shtetet që e përkrahim më së shumti Kosovën”, tha ai.

Kërkesa e Eskobar u pasua nga ajo e zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price që tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnë që palët “mund të zgjidhin çështjen e targave paqësisht përgjatë ditëve në vijim”.

Price iu referua Sekretarit të Shtetit Antoni Blinken për çështjen.

“Ai ka biseduar me të dy, presidentin serb (Aleksandar) Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti më herët gjatë këtij muaji. Ai ka nënvizuar mbështetjen tonë për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa ka bërë thirrje për angazhim përmbajtjesor në garantimin e paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon”, tha Price.

Luhatjet e deklaratës së Kurtit për amerikanët

Në përgjigjen që Albin Kurti u tha partnerëve perëndimorë për shtyrjen e afatit për targat ai përmndi lëshimet që ka bërë më parë Kosova.

“Ne tashmë kemi bërë një shtyrje më 31 korrik. E kemi shtyrë për një muaj dhe në vend se të jetë më 1 tetor, është data 1 nëntor, pra data e fundit është 31 tetori, kur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë automjete me targa të stërvjetëruara të kohës së Millosheviqit, do të kenë mundësi t’i konvertojnë ato në targa legale” – u shpreh kryeministri.

Megjithatë në fjalët e Kurtit u nënkuptua edhe një mundësi për një tërheqje të dytë, kur ai përmendi faktin se qeveria e tij i trajton seriozisht dhe me kujdes këshillat e partnerëve ndërkombëtarë.

“Përveç se duam të respektohet rendi dhe ligji, gjithashtu jemi të kujdesshëm që të mos rrezikohet paqja edhe siguria. Prandaj edhe kur aleatët, partnerët e miqtë tanë ndërkombëtarë na japin sugjerime, ne ato i marrim shumë seriozisht dhe i analizojmë më kujdes”, tha Kurti.

Si po luajnë serbët me afatet për targat

Sipas Albin Kurtit fushata për konvertim të targave është po dëmtohet nga një “fushatë negative që e ka burimin në Beograd”….“Por edhe nga aktet kriminale të dhunës ndaj disa prej personave të komunitetit serb të cilët i kanë konvertuar targat në RKS”, u shpreh ai.

Në Beograd ndërkaq presidenti serb tha se “na presin kohë të vështira, do të jemi me serbët në Kosovë, të cilët kanë treguar se nuk duan ta dëgjojnë Kurtin e as të tjerët, por veten dhe ndërgjegjen e tyre”.

Deri më tani, Qeveria e Kosovës ka thënë se afati për riregjistrim nuk do të shtyhet dhe se nga 1 nëntori nuk do të mund të qarkullojnë më makinat me targa të lëshuara nga Serbia.
Këto targa konsiderohen të paligjshme nga autoritetet në Kosovë, mirëpo deri më tani janë toleruar në veri të Kosovës.

Më 31 korrik dhe 1 gusht serbët lokalë në veri të Kosovës kanë vendosur barrikada si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatim të dy vendimeve: për targat e makinave dhe dokumentet serbe.

Vendimi për zbatim të këtyre dy vendimeve është shtyrë për 1 shtator, edhe me kërkesë të mekanizmave ndërkombëtarë. Ndërkohë është arritur marrëveshje për dokumentet për hyrje/dalje./Lapsi.al

https://lapsi.al/2022/08/08/albin-kurti-31-korriku-mund-te-shkonte-ne-lufte-me-serbine-ne-barrikada-kishte-kriminele-te-armatosur/



7 Comments

  1. Foltorja dhe PL u shkrinë si parti me kandidatura të përbashkëta, që përveç kandidatit për kryetar bashkie, kanë folur edhe për kandidatin për kryetar të këshillit bashkiak. Kjo e fundit ishte një ekzagjerim, por që Meta e tha pikërisht për të poshtëruar Sali Berishën…

    1. O patronazhist ripjelles, eshte teme per Kosoven dhe jargavitjen e Amerikes para Serbeve, mbasemga frika e ruseve.
      Apo udhezimet jane qe edhe tek lajmet e motit, vetem bej propagande kunder “nongrateve” dhe levdo sorrosianet.

    2. PERMES MESHIRES URTESIS VLERAVE UNITETIT ME TE DREJTEN E ZOTIT DHE SI THOT I MADHI ZOT PER NJERZIT JAN TE HAPURA GJITHA MUNDESIT E MIRA ZGJILLESE DHE SHPETUESE.LA.LAHE ILOLLA thotë:

      BISMILAHI RRAHMENI RRAHIMI____I MADHI ZOT PER CDO PERIULL TE EKZISTENCES NJERZORE I KA LLEN MUNDESIT QE SEJCILI NJERI MBI SIPERFAQEN E TOKES.TE KET ULLZIM TE MJAFTUESHEM DITURI PO ASHTU.RRISKUN .FUQIN DHE KRIJIMIN E TIJE MADHESHTORE.KRIJESAT .NA LA AMANET TE DREJTEN HAKUN NDAJ GJITHCKAJE.BARAZIN ..PA DISKUTIM DICKA KA SHKUAR GABIM QE NDJEHEMI KAQ TE ROBERUAR KAQ TE NENSHTRUAR DHE KAQ TE VARESUAR.SE PO TE ISHTE ZBATUAR BARAZIJA PADISKUTIM DO ISHIM ME MIR.SEJCILI ME TE DREJTEN HAKUN QE I TAKON.POR DHE NE KETO KUSHTE .ME MBESHTETJE TEK I MADHI ZOT ME URTESI DURIM VLERA.UNITET MENDIMI DHE VEPRIMI NUK JEMI PA MUNDESI .QE E DREJTA HAKU TE JET E PRANISHEME NE MEZIN TON I KESHILLOJ TE GJITH QE TE KEN FRIG VETEM TE MADHIN ZOT DHE TE MENDOJN FLASIN DHE VEPROJNE DREJT.NESE DESHIROJN QE TE MOS I KAP NDESHKIMI TIJE.UN SHOH QE PAVARSISHT GJITHCKAJE DERI TANI .NUK JEMI ENDE PA MUNDESI SHPETIMI.MOS PROJEKTONI ARMIKUN SE ARMIK TE VETIN SEJCILI KA VETEN E VET EGON E TIJE PER PUSHTET PARA.MOS U BENI ARMIKU I VETES ZULLUMQAR NE TOK SE IMPONONI DIKUJT ME TE DREJT VETMBROJTJE DHE VETMBROJTJA KA KOSTO QE BJEN MBI TE GJITH.MOS KERKONI ATE CFAR SJU TAKON DUKE U BER TE PADREJT DHE TERHIQ NI ZEMRIMIN E ALLAHUT BEHUNI TE DREJT DHE SHPETONI .UN JAM I BINDUR SE I MADHI ZOT KA KRIJUAR GJITHA MUNDESIT .ME TE MIRA PER TE GJITH ME PERJASHTIM TE ATYRE QE NUK DUAN.MOS U BENI HUMBES TE VETEVE TUAJE PA NEVOJ PER DICKA MATERIALE TE KESAJ BOTE.NDERSA KET BOT SDO TA TRASHEGOJ ASNJERI PREJ NESH MBASI PRONARI VERTET ESHTE ZOTI VET. ZOTI JU UDHEZOFTE DHE MESHIROFTE.ES SELAMU ALEJKUM VE RAHMETULLA

      1. ME UDHZIM HYJNOR KA CDO SUKSES ZGJILLJE LAVDI NDER TE DREJT HAK SHPETIM thotë:

        BISMILAHI RRAHMENI RRAHIMI ..LA ILAHE ILOLLA .LE TA DIN TE GJITH SE TE NGRIHESH TE GRABISESH DHE RRENOSH TE DREJTEN E TJETRIT ESHTE NJELLOJ SIKUR TE NGRIHESH PER TE MPOSHTUR TE MADHIN ZOT ATE QE NE DOREN E TIJE NDOLLET GJITHCKA QE KA TE BEJNE ME TY.KINI FRIG ZOTIN TUAJ PONDOHUNI FORT PARA TIJE KERKOJUNI HALLALLIN NJERZVE ASHTU SIC THOT AI LARGOHUNI NGA PADREJTESIJA NESE DESHIRONI MESHIREN DHE FALJEN E TIJE.MOS U BENI ARMIQ DHE SHKATRRUES TE VETES SUAJ NDERSA VETEN E DONI SHUM MOS MENDONI FLISNI DHE VEPRONI NDAJ TJEREVE.ATE CFAR NUK DESHIRONI QE TJERET TE MENDOJN FLASIN DHE VEPROJN TJERET NJEJT NDAJ JUSH .NESE NGA ANGAZHIMI JUAJ TJERET JU LUFTOJN JAPIN HAKUN QE MERITONI ATO NUK JAN ARMIKU JUAJ POR JU U BET ARMIKU VETES.ME ANGAZHIMIN TUAJ ATY KU NUK JU TAKON.LERENI POPULLIN SHQIPTAR ME TE DREJTAT DHE RRISKUN QE ZOTI MADHERISHEM I DHA .O NJEREZ DHOGARISNI VEPRAT TUAJA NE PASQYREN E UDHIZIMIT HYJNORE PERPARA SE ATO TJUA DHOGARISIN I MADHI ZOT.UN NUK KAM FRIK TE VDES CILA DO QOFTE MENYRA MBASI NGA ALLAHU ERDHA DHE ATI DO TI KTHEHEM .POR AJO QE I FRIKSOHEM ME SHUM JAN DY HAKU NDAJ GJITHCKAJE QE ZOTI NA BERI PERGJEGJSI I PADREJTESIN 2 DITURIN PER TE PADITURIN PLUS OBLIGIMET.ZOTI JU MESHIROFT JENI SHUM LARG POR KREJT AFER NESE KUPTONI DHE NDRYSHONI NE KOH.DUAJENI VETEN SHPIRTIN TUAJ O NJEREZ VETEM ME TE DREJTEN HAKUN MOS E SHKATRRONI ATE ME PADREJTESI .O ZOT DESHMO SE PER MUNDESIT DHE AQ SA DI UN .TE PADREJTEVE JUA KUJTOVA RRUGET E MESHIRES SHPETIMIT SIPAS UDHEZIMIT TEND NE KURAN DHE SYNET MENDIMI FJALEN VEPREN E MIRE HAKUN DHE PER ME GJAT PER TA DITUR DHE KONSULTUAR JUA KE MUNDESUAR GJITHEVE PER GJITHCKA KAN NEVOJ UN VETEM SE JUA KUJTOVA QE PARA SE TE FUTEN NE RRUGEN E NDESHKIMIT TOTAL SIPAS INTERESIT PA NEVOJ KAN MUNDESIN E RRUGES SHPETIMIT PERMES UDHEZIMIT TEND SELAMU ALEJKUM

  2. Akuzat e Berishës, ambasadori britanik: Nuk iu përgjigjem personave të korruptuar dhe të lidhur me krimin,Lumneshi killeri i salihut

  3. Është e papranueshme që të vetmet gara që bën PD i ka gara mes vetes. Nga 2013 e sot, kemi Bashën që mund Olldashin, por jo Ramën! Bashën që mund më thellë Selamin, pasi e kishte mundur Rama shumë më thellë! Basha që mund Harxhin, Shehajn dhe Kadillin!
    Tani kemi Berishën që mund Bashën, por humbet përballë Ramës në 6 mars! Kjo opozitë, me këtë lloj sjellje politike dhe të funksionuari, PD, përveç shansit matematik, shanset për të fituar zgjedhjet lokale janë pothuajse zero.

  4. Po zgjedhin alibinë e humbjes. Vetëm të shohësh Metën nga një parti me 22 deputetë shkoi në 4 dhe tani nuk kandidon as për bashki, po kërkon këshillat bashkiakë. Kanë marrë një patate të nxehtë dhe ia hedhin njëri-tjetrit”, tha Spahiu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *