• |
ide | kryesore

Artur Zheji: Pse po merr kurajë krlmi i rrugës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
artur zheji



Sipas analistit Artur Zheji, pandëshkueshmëria e krimeve të zyrtarëve i jep kurajë kr’mit të rrugës. Kjo është edhe arsyeja pse, sipas Zhejit, SPAK duhet të nisë punën me krimin e administratës, të zyrtarëve siç i quajti ai me kostum e kollare.

Në emisionin “Pikat mbi i”, Zheji u shpreh se fakti që nga SPAK nuk vijnë lajme madhore, do të thotë se ka zënë vend presioni apo blerja.

Rastin e lirimit të ish-deputetit të PS Alqi Bllako, Zheji e komentoi si presion indirekt që gjykata i bëri Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit e krimit të Organizuar.

“SPAK zgjidhje in extremis. SPAK thotë po hetojmë ngjarje të rënda mafioze. Nuk dimë nëse peshkorja anon nga krimi mafioz apo krimi me kostum e kollare i administratës pavarësisht ngjyrës. Duhet nisur nga administrata dhe krimi shtetëror. Është krim i pandëshkuar që i jep kurajo krimit të rrugës. Situatë pandëshkueshmërie. Siç thotë edhe vetë (Arben) Kraja e Yuri Kim, nuk vijnë më lajme nga SPAK. Ka shumë pas ose aspak informacion. Kur nuk flet drejtësia flet kërcënimi presioni e blerja.

Fakti që ishte guximi të lirohet Alqi Bllako shumë rëndë i akuzuar për korrupsion madhor, dhe SPAK detyrohet të merret me një gjë kaq të vogël, është presion indirekt që gjykata i bëri SPAK-ut.

Rastet e padukshme janë ata që e ndryshëm SPAK në një qoshe”, tha ai.



12 Comments

      1. Po si mund te presesh rezultat nga SPAK kur kjo strukture eshte krijuar nga Delina Fico dhe Sorosi, dhe kane emeruar hetuesit famekeq te Enver Hoxhes si Kraja.

  1. Fakti qe asnje nuk do te zere vendin e Krajes ne Spak eshte shume domethenes. Askush nuk do te behet mish per top nga Rama
    Ky eshte edhe deshtim i rradhes nga Usa dhe BE

  2. Nga anon peshkorja nga krimbi i rruges apo i kollares????? Bravo zheji. Si gjithmone jeni analista te palodhur ne kerkim te vertetes.

  3. Nje verejtje kam per ata qe jane lodh nga sal berisha dhe duan politikan te rinj. Po me keta analistat si puna e ketij boles qe jane ba si ajo pordha qe mundohesh me e nxjerr pse slodheni ju???? Topi ne fush tuj tani.

  4. Fakti qe ANAL-istet si Zheji, Muc Nano, e soji i tyre tregojne se ne cfare sketerre gjendet ky vend. Keta jane llumi i Shqiperise, keta jane vemjet qe lepihen banditeve qeveritare mavi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *