• |
ide | kryesore

Korrupsioni në doganën e Morinës, SPAK çon për gjykim 34 persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për korrupsionin në pikën kufitare të Morinës. SPAK ka kërkuar gjykim nga GJKKO për 34 persona. Mes tyre 32 janë policë me funksione të ndryshme. Ndër këto emra është i përfshirë edhe drejtori i kësaj drejtorie, Fran Kaçorri. Sipas Prokurorisë së Posaçme, punonjësit përfitonin shumë të ndryshme deri në 400 euro nga ata që kryenin kontrabandë. Gjithashtu, ata ndihmonin ehe persona të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroheshin në sistemin TIMS, pasi nuk lejohej udhëtimi i tyre për në Kosovë dhe anasjelltas. Personat që SPAK çoi për gjykim akuzohen për veprat penale: “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Kontrabandë me mallra, për të cilat paguhet akcizë”, si dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, etj.

Gjatë hetimeve janë dokumentuar 312 raste të veprimeve korruptive të punonjësve të policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *