• |
ide | kryesore

Lista e këngëtarëve pjesëmarrës në Festivalin e RTSH

-Instant, F1, Paparazzi



Së fundmi është publikuar lista e këngëtarëve që do të marrin pjesë në Festivalin e RTSH.Në edicionin e 61-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do konkurrojnë 26 këngë, 16 prej të cilëve janë artistë të cilët kanë performuar edhe më parë në Festival dhe 10 të tjerë janë artistë të rinj dhe grupe alternative.

Festivali do të japë 3 çmime të para: 1 çmim për artistët e rinj dhe grupet alternative dhe 1 çmim për karrierë. Ndryshe nga vitet e kaluara, fituesi i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision do të zgjidhet me votat e publikut.

 

Njoftimi i RTSH:

RADIO TELEVIZIONI SHQIPTAR

Komisioni përzgjedhës i këngëve, pasi dëgjoi dhe vlerësoi të gjitha këngët konkurruese për pjesëmarrje në Festivalin e 61 të Këngës në RTSH,

VENDOSI:

Të përzgjedhë dhe të kualifikojë në cilësinë e këngëve pjesëmarrëse konkurruese në Festivalin e 61 të Këngës në RTSH, këngët me titujt, me autorët e kompozimit muzikor dhe të tekstit, si dhe me artistët interpretues, në cilësinë e këngëtarit, si më poshtë:

Artisti Kënga

2 Farm -Atomike
Alban Kondi & Lorela Karoshi -Melodi
Albina Kelmendi -Duje
Anduel Kovaçi -Malli
Arsi Bako -Sonte dua të jem me ty
Melodajna Mancaku -Gjysma e zemrës sime
Elsa Lila -Evita
Enxhi Nasufi -Burrë
Erma Mici -Kozmosi i dashurisë
Evi Reçi -Ma kthe
Fabian Basha -Një gotë
Fifi -Stop
Franc Koruni -Në pritje
Genti Hoxha -Ajër
Gjergj Kaçinari -Dje
Luna Causholli -Jetën ta fal
LYNX -Nëse ke besim
Manjola Nallbani -Dua
Permit of Stay -Fobia
Petrit Çarkaxhiu- Emri yt mirësi
Rezearta Smaja -N’Eden
Rovena Dilo -Motit
Sara Kapo -Para teje
Serxhio Hajdini -Vështirë
Urban Band -Në çdo hap
Vanesa Sono -Aroma jonë

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *