• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Fushë-Studen, plag0sen dy të rinj

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Fushë-Studen



Dy të rinj janë aksidentuar pasditen e të kësaj të diele në Fushë-Studen.

Mësohet se dy të rinjtë kanë qenë duke qarkulluar me shpejtësi jashtëzakonisht të lartë në rrugën automobilistike në qendër të Fushë-Studen dhe dyshohet se në një moment pakujdesie automjeti ka dalë jashtë rruge duke u përplasur me një shtylle betoni të rrjetit shpërdarës të energjisë elektrike.

Për pasojë nga përplasja drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri shoku i tij kanë mbetur të plagosur, në gjendje të rëndë me dëmtime të shumta në kokë e gjymtyrë.

Ata janë transportuar me urgjencë për në Librazhd. Ku, më pas njëri prej të aksidentuarve është transportuar me Helikopter për në Spitalin e Traumës. Ndërsa tjetri për në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Ndër të tjera theksohet se të aksidentuarit, janë Brian Dosku dhe Baki Sejdi .

Ky i fundit është jashtë rrezikut për jetën në Reanimacion në Elbasan.

Lexo më tej: Aksident në rrugën Laç-Lezhë, përfundon në spital 68-vjeçari 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *